Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Dy ish-ministra të jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, tashmë që të dy në pozicione më të relaksuara, kanë folur në një podcast.
Në podcastin e Ditmir Bushatit “Public Square” vjen një rrëfim i pazakontë i Nikos Kotzias për vendet tona, për intriga perëndimorësh, mistere diplomatike, gjithçka për çastin se ku vlon bota që jetojmë.
Kotzias flet “pa dorashka” për luftën asimetrike në Ukrainë dhe dyzimin e fuqive të mëdha.
“Që pas Luftës së Dytë Botërore, është hera e parë në Europë që një Fuqi e Madhe përpiqet të aneksojë një pjesë të një shteti tjetër në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, në kundërshtim me atë që është pranuar në Helsinki gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe në kundërshtim me të drejtën e një kombi për të ekzistuar. Ukraina ka bërë atë që kanë bërë nganjëherë vendet e vogla apo të mesme gjatë Luftës së Ftohtë. Ukrainasit rezistuan përkundrejt mendimeve dhe planeve të Perëndimit dhe përkundrejt shpresave të rusëve që për katër a pesë ditë do t’ia dilinin të pushtonin Kievin”, pohon ai.

Për Kotzias, shovinizmi dhe nacionalizmi janë në rritje në rajonin tonë.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë paqen në të gjithë kontinentin dhe të mos lejojmë që paqëndrueshmëria në Ukrainë të zbresë drejt jugut tek ne, sepse e kujtojmë shumë mirë se çfarë ndodhi me luftërat në Jugosllavi. Është shumë e vështirë t’i mbash këto luftëra jashtë kufijve tanë, që të mbrojmë popullsinë. Mendoj se kjo luftë është një histori shumë e keqe. Ndaj, na duhet të mbrojmë vlerat e të drejtës ndërkombëtare dhe të njerëzimit, në mënyrë që asnjë Fuqie të mos i shkojë në mendje që të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë”, thotë Kotzias.
Duke folur për negociatat që çuan në Marrëveshjen e Prespës, Kotzias zbulon detaje interesante duke vlerësuar rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Dy ish-ministrat që ngritën mekanizmin e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjeve me interes të ndërsjellë mes të dy vendeve, thonë se besimi dhe vështrimi nga e ardhmja janë element kyç për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Kotzias nuk kurseu edhe një kritikë për qeverinë greke, e cila sipas tij “nuk ka interes të vërtetë për politikë të vërtetë, por kujdeset vetëm për dukjen e komunikimin, duke ushtruar një politikë të jashtme brenda partisë së tyre, as brenda vendit jo”.
Kotzias dhe Bushati diskutuan edhe për raportin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, 20 vjet nga Samiti i Selanikut. Kotzias mendon se BE është në një faqe krejt të re.
“BE-ja jo vetëm nuk po i mban premtimet e bëra në Selanik, por fakti është se BE-ja nuk është e njëjta si ajo e kohës së Samitit të Selanikut”, thotë ai, ndërsa i referohet interesave të ndryshme të Gjermanisë dhe Francës në raport me të ardhmen e Europës.
Në këtë kontekst, Kotizas parashtron tri detyra për vendet e rajonit. Të punojnë për një sistem sigurie të vetë rajonit. Të shpjegojnë domosdoshmërinë e rrugëtimit për në Bashkimin Europian. Të përmirësojnë situatën përsa i takon korrupsionit, institucioneve, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Dhe në fund të bisedës, Kotzias bën një parashikim të fortë.
“Perëndimi është në rënie. Brenda Perëndimit, ajo pjesë e Perëndimit që ka shumicën e problemeve dhe është shumë e mundur që është në rënie, më shpejt sesa pjesa tjetër e Perëndimit, është Bashkimi Europian. Dhe brenda Bashkimit Europian, në Europë, si kandidatë dhe anëtarë, gjithashtu rajoni ynë ka problemin më të madh brenda kontinentit Europian, që ka në vetvete problemin më të madh brenda botës perëndimore. Pra, nëse nuk bëjmë gjë, nëse nuk ndryshojmë planin që kemi për të ardhmen, nëse nuk ëndërrojmë për këtë të ardhme, nëse nuk kemi asnjë vizion, dhe nëse nuk kemi fuqinë dhe shpirtin për të luftuar për këtë të ardhme e këtë vizion, do të jemi në grup humbësit e mëdhenj të shekullit të njëzet e një.”/ CNA.al
Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një...
Partia Socialiste ka zgjedhur një këngë tallava për fu...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka thurur elo...
Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e ish-kryebashkia...
Ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është lë...
Kandidati i vulës për Tiranën, Roland Bejko, ka kopjua...
Kryetari i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibea...
Kandidati i PD-së së vulës për Tiranën, Roland Bejko, ...
Disa ditë më parë u publikua dëshmia e shtetasit itali...
Ditë pas dite, dalin fakte të reja në lidhje me aferën...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim shumë t...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza du...
Kreu i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj, ë...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vlorë, Erm...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për ...
Kandidati i opozitës për Tiranës, Belind Këlliçi ftoi ...
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Baton Haxhiu, i njohur si një nga analistët pranë krye...
I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...