Mandati i Xhaçkës/ Bardhi, në "Kushtetuese": Duhet mbrojtur autoriteti i kësaj godine
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se testimi ndërkombëtar PISA e ka renditur Shqipërinë 4 vende më poshtë se Palestina.
Sula u shpreh se rrënimi në arsim ka emër dhe quhet "Rilindje".
Deklarata e plotë:
Testimi ndërkombëtar PISA shpalli rezultatet për aftësitë e menduarit krijues të nxënësve 15-vjeçarë dhe Shqipëria renditet e fundit në botë. Vendi ynë ka 13 pikë, shumë më poshtë se mesatarja e OECD-së që është 33 pikë, duke krijuar një hendek tri deri në katër nivele më poshtë në shkallën vlerësuese të mendimit krijues.
Në këtë vlerësim Shqipëria renditet 4 vende më poshtë se Palestina duke pasqyruar gremisjen e thellë të sistemit tonë arsimor, me keq edhe se vendet që janë në luftë.
Sipas vlerësimeve të PISA-s, më shumë se 56% e nxënësve shqiptarë janë nën nivelin bazë të kompetencës në mendimin krijues, gjë që tregon situatë të rëndë në arsimin shqiptar sot e të aftësive të nxënësve në jetë nesër.
Por, këto të dhëna nuk vijnë të befasishme sot, pasi gjendja mjerane e arsimit tonë është pasqyruar nga testimi ndërkombëtar në dhjetorin e vitit të kaluar për aftësitë e nxënësve në Lexim, Matematikë, Shkencë. Ministria e Arsimit, znj. Manastirliu, nuk bëri asnjë analizë të situatës dhe nuk krijoi asnjë strategji të mirëfilltë, përveçse nxitoi të sajonte trajnime në ditë pushimi për mësuesit, trajnime vetëm për të bërë foto dhe për të shpërndarë në rrjete sociale imazhe false.
Rrënimi në arsim ka emër dhe quhet ‘Rilindje’! Rezultatet e organizatave ndërkombëtare flasin për zhbërjen dhe madje rrënimin e arsimit. Kjo gjendje është pasojë e Qeverisë Rama që:
– braktisi familjen! Varfërimi i familjeve do të reflektohej në edukim!
– ?braktisi mësuesin. Mësuesi ynë është më i keqpaguari në rajon e më gjerë!
– ?braktisi nxënësit! Asnjë program për zhvillimin dhe mbështetjen e arritjeve shkollore!
– ?shkatërroi kurrikulat, të cilat nuk u përgjigjen nevojave dhe interesave tona për edukimin e të rinjve dhe zhvillimin e vendit!
– ?rrënoi drejtimin e çdo njësie, nga shkolla deri te drejtimi lokal dhe qendror. Politizimi dhe aprofesionalizimi i tyre, zhbëri edhe ato arritje që ishin para vitit 2013!
Rezultati tronditës i nxënësve për aftësitë e të menduarit krijues, që i liston ata në fund të botës, është strategji e errësimit të fëmijëve tanë, strategji e topitjes së trurit dhe mbylljes së syve – për të mos qenë aktive e për të mos menduar ndryshe- është shprehje e degradimit të arsimit që do të thotë e degradimit të shoqërisë dhe mbarë kombit.
Skandalet e njëpasnjëshme të Ministrisë së Arsimit vetëm gjatë këtyre dy muajve, nga udhëzimi nr. 8, i 3 majit 2024, për procedurat e pranimit, pezullimit dhe largimit të mësuesit nga vendi i punës te dalja e tezave të provimeve të maturës shtetërore, dhe së fundmi te vlerësimet ndërkombëtare PISA, thërrasin për shprehje publike e marrjen përsipër të përgjegjësive institucionale, të cilat s'kanë të bëjnë me cenim apo moscenim të procesit, por me përmbysje të sistemit, me njohjen e pranimin e dështimit dhe me dorëheqje.
O do të marrim në dorë fatet e vendit dhe fëmijëve, si qytetarë dhe si prindër, o do ta shohim Shqipërinë një vend të zbrazur, pa popullin e vet./CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, n...
Pas lajmit se ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka ripërsëritur akuzat për dr...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i ftuar në emisionin 'Çim Peka...
Kryetari i PD-Së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj ka vijuar ed...
Kreshnik Çollaku tradhëtoi Lulzim Bashën sapo Gjykata ...
Enkelejd Alibeaj, pasi i shërbeu për 3 vite radhazi Lu...
Kreshnik Çollaku është një nga deputetët e Lulit që k...
Veprimtaria e "Acromax"-it në vendin tonë e trumbetuar...
Në një intervistë për CNA TV, nënkryetari Luçiano Boçi...
Pranvera e vitit të ardhshëm do të jetë një tjetër sfi...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokrat...
Partia Agrare Ambientaliste është seriozisht e shqetës...
Kryetarja e Komisonit të Apelimit në PD, Adriana Kalaj...
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kr...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, denoncoi ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar së f...
Në takim me donatorët, ministri i Brendshëm, Taulant B...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...