web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është biznesmeni ish-pronar i truallit të shkollës “Kosova” dhe lidhja me Erion Veliajn

Miku i Erion Veliajt megjithëse u zhvesh nga pronësia mbi truallin e shkollës “Kosova”, u shpërblye mirë me leje ndërtimi nga kryebashkiaku.

6 Dhjetor 2024, 17:50, Politikë CNA
Kush është biznesmeni ish-pronar i truallit të shkollës
Fotomontazh - Erion Veliaj, në sfond shkolla "Kosova"

Gjithkush që banon në Tiranë prej të paktën 20 vjetësh, e mban mend ngjarjen e rëndë të djegies së shkollës “Kosova” përballë Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Pasi u la që të degradonte, shkolla me histori në Qytetin e Tiranës, një mëngjes u gdhi e shkrumbuar.

Fëmijët ishin larguar prej kohësh të strehuar në shkolla të tjera 9-vjeçare, ndaj “zjarri” e kuptoi që mund ta digjte i qetë.

Kush është biznesmeni ish-pronar i truallit të shkollës
Shkolla e vjetër “Kosova”

Djegia duket se favorizoi ish-pronarët, të cilët nuk mund të merrnin pronën truall, për sa kohë mbi të ndodhej një godinë që shërbente për shkollë.

Pas një gjyqi të dyshimtë me një gjyqtare që ka dhënë dorëheqjen nga “vetting”-u, prona iu shit për 2 milionë euro një kompanie ndërtimi, në të cilën rezultonte pronar edhe bashkëshorti i gjyqtares.

Gjyqtarja u shkarkua nga KLD-ja e kohës për këtë shkak, por rifitoi të drejtën të rikthehej në sistem pasi i bindi të gjithë se ajo nuk kishte si ta dinte se me cilët pronarë do lidhte kontrata bashkëshorti.

Kush është biznesmeni ish-pronar i truallit të shkollës
Shkolla e vjetër “Kosova”

E besuan dhe e kthyen në detyrë!

Djegia e shkollës “Kosova”, gjyqi i kthimit të pronës dhe kontrata për zhvillimin e pronës, do ishte arsye e mjaftueshme që gjyqtarja të ishte përjashtuar nga “vetting”-u. Por gjyqtarja i shpëtoi përjashtimit me ceremoni dhe eventualisht edhe rihapjes së hetimeve për një djegie të dyshimtë.

Edi Rama, në atë kohë në opozitë, u betua se do e rindërtonte shkollën “Kosova” edhe më të bukur se më parë kur ai të zgjidhej Kryeministër.

Me Erion Veliajn Kryetar të Bashkisë Tiranë, u desh shumë kohë që premtimi i Ramës të bëhej realitet.

Kush është biznesmeni ish-pronar i truallit të shkollës
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Ndërtuesi aktiv i shoqërisë me lidhje të forta me ish-gjyqtaren e dorëhequr, ka famën e një personazhi që nuk respekton kontratat, që nuk përfundon punimet sipas projekteve dhe që është i zhytur në konflikte gjyqësore me ish-pronarët e trojeve ku ka ndërtuar.

Por askush nuk e ndalte që të vijonte pajisjen me leje të reja ndërtimi.

Erion Veliaj shërbente dhe shërben ende si mbrojtës i këtij personazhi arrogant.

Miku i Erion Veliajt megjithëse u zhvesh nga pronësia mbi truallin e shkollës “Kosova”, u shpërblye mirë me leje ndërtimi nga kryebashkiaku.

Kush është biznesmeni ish-pronar i truallit të shkollës
Erion Veliaj

Për ndërtimet e këtij ndërtuesi ndërroheshin edhe projektet e rrugicave brenda Unazës së Madhe, me qëllim rritjen e vlerës së ndërtimit.

Çfarë interesi kishte Erion Veliaj që të merrte nën sqetull një ndërtues të atakuar publikisht nga Edi Rama?

Kjo është deklarata e Ramës në ditën e inagurimit të shkollës së re "Kosova"

"Mirëmëngjes, dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam”./ CNA





Lajmet e fundit nga