Projekti i Porto Romanos/ Rama: Jemi gati të kalojmë në një plan agresiv për fillimin e ndërtimit
Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka folur...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, e quajti fjalimin e kryeministrit një “monolog mashtrues” dhe akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve.
Sipas tij çmimi i naftës ka shkuar në 2 mijë lekë për litër, pa reduktime taksash si në vendet e rajonit, Porti i Durrësit po i kushton vendit dhe po rrezikon Koridorin 8, Shqipëria është bërë “dele e zezë e Europës” për shkak të korrupsionit dhe mbrojtjes së tij me votë.
Këlliçi paralajmëroi gjithashtu se këto praktika kanë ndikuar në vonesën e raportit të BE-së për Shqipërinë lidhur me shtetin ligjor, ndërsa vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, po avancojnë më shpejt në procesin e integrimit.
Opozita e konsideron situatën një krizë të thellë dhe u bën thirrje qytetarëve të shprehin qëndrimin e tyre në zgjedhjet e 22 marsit.
"Edi Rama e nisi të dielën me disa mashtrime të qarta në atë monolog që është e kundërta e transparencës.
Së pari, çmimi i naftës shkoi 2 mijë lekë litri dhe ai ka vetëm fjalë. Eshtë e vërtetë se ka rritje kudo, por këtu tek ne nuk ka asnjë masë siç kanë bërë qeveritë e rajonit që po ulin taksat e po heqin tarifat që ekonomia e qytetarëve të mos preket.
Së dyti, loja e tij me Portin e Durrësit po i kushton rëndë Shqipërisë. Duke falur portin historik në një aferë të dyshimtë biznesi dhe duke ngecur me projektin e ri, Edi Rama po i shkakton vendit një kosto të madhe dhe ka vënë në rrezik Koridorin 8, me nyjen kryesore që nis nga Durrësi. Mburrjet para mikrofonit, janë dokrra hini, veprat dhe aktet janë më e pakta të dënushme.
Së treti, është krejt e pavërtetë dhe malinje të thuash se ne qenkemi bërë delja e zezë për shkak të masave të arrestit. Ne jemi bërë delja e zezë e Europës për shkak të korrupsionit. Dhe më keq, jemi sot e vetmja dele e zezë në kontinent që e mbrojmë korrupsionin me votë në Kuvend.
Në monolog mund ta mohosh që kjo të ketë pasoja në aspektin e integrimit. Në realitet ato kanë nisur. Shqyrtimi i raportit për Shqipërinë, lidhur me kapitullin e shtetit ligjor, është shtyrë pikërisht nga ndalimi i SPAK në paradhomën e kryeministrit. Ndërkohë që Mali i Zi e bëri edhe një hap tjetër drejt BE-së.
Edi Rama nuk ja del dot më të mbulojë realitetin e qeverisjes së tij të korruptuar e të lidhur me krimin, me mashtrime si këto. Qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe janë të thirrur ta thonë fjalën e tyre me 22 mars, në betejën tonë për të dalë nga kriza e rëndë ku është vendi", thekson Këlliçi./ CNA
Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka folur...
Kryeministri Edi Rama e konsideron të mbyllur çështjen e B...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Vlorë po votojnë sot për...
Në episodin më të fundit të podcastit “Public Square”, Di...
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur koordinimin mes Kosovë...
Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të kryesi...
Demokrati Dorjan Teliti akuzoi sot mazhorancën socialiste ...
Shqipëria prezantoi në Sesionin e 70-të të Komisionit të K...
Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian të...
Kryedemokrati Sali Berisha zgjodhi të ndajë urimin për Dit...
Partia Demokratike ka emëruar drejtuesin e ri politik për ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të tërhiqet n...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot shpalljen e Iranit ...
Kryeministri Edi Rama tha sot në një konferencë për shtyp ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se vendimit të djeshëm gjatë...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ish...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pri...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, reagoi pas zhvill...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi ash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliç ka folur mbr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...