
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Kryesia e Partisë vendosi që vulën zyrtare t’ia kalojë në përdorim sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefës dhe jo sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.
Bardhi e konsideroi këtë si një veprim qesharak.
Sipas tij Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë!
Ai thotë se për ndryshimet në PD duhet t'u referohemi vetëm dispozitave të Statutit.
“Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nën e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj: Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë.
Ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm.
Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë!
Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!”, u shpreh Bardhi./CNA.al/
16:32
Politikë
Grupi i Lulzim Bashës duket se po i përgatit terrenin ish ...
13:06
Politikë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores se kandidatit...
12:42
Politikë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të...
11:26
Politikë
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
10:30
Politikë
Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veli...
10:17
Politikë
I sapozgjedhuri për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Edison ...
21:32
Politikë
Deputeti Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkry...
12:06
Politikë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
11:05
Politikë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr vëmendjen e për...
10:46
Politikë
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ndodhet në Rrogozhinë ...
10:35
Politikë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se afera e ince...
10:25
Politikë
Një tjetër incident është shënuar ditën e sotme gjatë proc...
10:17
Politikë
Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" p...
09:55
Politikë
Mëngjesin e sotëm është pezulluar votimi në qendrën 22-33 ...
08:58
Politikë
Punonjësit e Policisë të angazhuar për ruajtjen e objektev...
08:52
Politikë
Kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Rrogozhinës, S...
08:08
Politikë
Qytetarët e Rrogozhinës po votojnë për të zgjedhur kryetar...
17:50
Politikë
Kreu i PL-së Ilir Meta ka konfirmuar paralajmërimin e ish-...
17:28
Politikë
Kryetari i PL-së Ilir Meta ka deklaruar se ishte e pamundu...
17:18
Politikë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se ka mbetur i z...