web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët e Rrogozhinës votojnë për kryetarin e ri, policia në gatishmëri

23 Korrik 2023, 08:58, Politikë CNA

Qytetarët e Rrogozhinës votojnë për kryetarin e ri, policia

Punonjësit e Policisë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore në Rrogozhinë, kanë dorëzuar në rregull  qendrat e votimit dhe më pas janë  grumbulluar në Stacionin e Policisë Rrogozhinë dhe janë gatishmëri.

Rrogozhina po zhvillon sot votimet për kryetarin e ri të bashkisë.

Rreth 33 mijë qytetarë janë thirrur sërish në kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesin e tyre. Votimi nisi në orën 07:00 dhe deri më tani kanë votuar 1096 persona.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë në gatishmëri Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave.

Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre  kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe pa intimiduar prej askujt.





Lajmet e fundit nga