web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri Rama në Danimarkë/ Merr pjesë në takimet e Komunitetit Politik Europian

1 Tetor 2025, 09:08, Politikë CNA

Kryeministri Rama në Danimarkë/ Merr pjesë në takimet e

Sot, në Kopenhagen, do të zhvillohet një takim joformal mes liderëve të Bashkimit Europian, që do të paraprijë Samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet më 2 tetor.

Në këto takime do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili sot është nisur drejt kryeqytetit danez.

Takimi joformal kryesohet nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe drejtohet nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Fokusi i Samitit të Komunitetit Politik Europian do të jetë te forcimi i mbrojtjes së Europës pas shkeljeve të hapësirave ajrore të disa shteteve nga Rusia dhe mbështetja për Ukrainën.

Diskutimet do të konkludohen me udhëzime lidhur me planin e Bashkimit Europian për hapat e ardhshëm në zbatimin e objektivit të gatishmërisë për mbrojtjen.

Plani i dalë nga samiti do të diskutohet në Këshillin Europian në datat 23-24 tetor 2025./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga