EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socoialiste, Taulant Balla, në përfundim të Konferencës së Kryetarëve ka deklaruar arsyet se pse u rrëzuan kërkesat e opozitës për mocionin me debat lidhur me programin qeverisës dhe për rezolutën për dënimin e gjenocidit në Kosovë.
Për sa i përket mocionit Balla tha se sipas rregullores mocioni duhet të përmbajë vetëm një çështje dhe i është kërkuar opozitës ta riformulojë, duke i lënë afat datën 9 tetor kur do të mblidhet seanca plenare.
"Mendoj që duhet ta lexoni procesverbalin e mbledhjes. Dua të garantoj që mazhoranca është e gatshme të votojë propozimet që vijnë nga opozita, si mocionet, mocion votëbesimi apo interpelancë, por duhe të jetë sipas rregullores. Duhet të jetë për një çështje, ndërkohë ishte për një grup çështjesh prej 6 të tillash.
U kam kërkuar kolegëve të opozitës të sjellin kërkesën sepse kërkuan për integrimin pasi do të kemi një debat për progresraportin duke qenë se jemi në muajin tetor.
Shpresoj që deri ditën e enjte, më 9 tetor, kolegët ta kenë riformuluar kërkesën", deklaroi Balla.
Për sa i përket kërkesës për votimin e një rezolute ku të dënohet gjenocidi serb në Kosovë, Balla hodhi akuza ndaj deputetit demokrat Tritan Shehu, duke thënë se ai po përpiqet të lajë biografinë e tij politike pasi në vitin 1999 thyen embargon e naftës dhe furnizuan Millosheviçin. Balla tha se Shqipëria i ka dënuar që prej vitit 1999 krimet në Kosovë dhe ta kërkosh tani është lajthitje.
"Ne i mbështesim komandantët e UÇK-së dhe ka një lider që i mbështet qartë që është Edi Rama e nga ana tjetër ka një memecëri. Kjo është një kërkesë që ka ardhur nga një deputet i caktuar në mënyrë të përsëritur.
Shqipëria i ka dënuar të gjitha aktet gjenocidale që nga viti 1999 dhe nuk ka pritur 26 vjet. Vetëm në vitin 1999 janë 4 ose 5 rezoluta që i referohen luftës në Kosovë, Kuvendi është mbledhur menjëherë sapo është njoftuar.
Në 12 tetor 2023 kemi pasur një rezolutë ku dënuam sulmin në Banjskë dhe nuk pritëm 26 vjet ta bënim këtë gjë, kjo është një përpjekje që s’ka të bëjë me realitetin. E kam thënë se këto gjëra duhen bërë së bashku, por nëse kujtohesh pas 26 vitesh është lajthitje, lajthitje të vish këtu e t’u thuash atyre që ishin këtu në 1996 që s’e keni punën mirë kur e kanë bërë.
2 persona kanë ngelur në sallë që nga 1991 që janë Sali Berisha dhe Tritan Shehu dhe kanë qenë në sallë, s’di nëse kanë votuar.
Kur Thaçi shkonte në Rambuje dikush bllokonte rrugët dhe thyente embargot e naftës duke furnizuar makinerinë vrasëse të Sllobodan Millosheviçit.
Kërkesa vjen çdo vit, nga 2-3 herë nga një deputet, që do të lajë biografinë e vet politike.
Kur i është referuar kësaj çështje Rama ka thënë se sapo parlamenti i Kosovës të bëjë detyrën që i takon që të miratojë një rezolutë ku të shprehet qartë se liria e Kosovës sot e ka një emër, është meritë e popullit të Kosovës, është meritë e UÇK, është meritë e rezistencës së Ibrahim Rugovës, është meritë e aleatëve ShBA dhe NATO që bënë të mundur çlirmin e Kosovës dhe është e papranueshme që mbi luftën për liri të popullit të Kosovës të hidhet baltë nga disa dëshmitarë qesharakë, është një bufonëri.
Ne na takon me ligj dhe kanun të miratonim të dytët një rezolutë të tillë." deklaroi ai./CNA
Oerd Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve ka deklaruar se ba...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, n...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka kritikuar ashpër...
Konstituohet Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administra...
Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvi...
Në konferencën e kryetarëve ka pasur diskutime mes opozitë...
Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes mazh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Sot, në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve....
Analisti Andi Bushati tha sot se shqiptarët nuk jetojnë në...
Gazetari Mentor Kikia u shpreh sot lidhur me procesin ligj...
Politologu Afrim Krasniqi komentoi sot lidhur me sistemin ...
Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën para zgjed...
Këshilltari bashkiak i Bashkisë Tiranë, Ilir Alimehmeti i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi sot mbi...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi tha sot se nuk pret që Part...
Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëh...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë këtë të hënë pamje n...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ishte e pranishme në c...
Pas dy javësh, në datat 13 dhe 14 tetor 2025, Tirana do të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...