web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi: Familjarët dhe bashkëpunëtorët e mi janë rrëmbyer në aeroporte

22 Tetor 2024, 12:55, Politikë CNA

Kryemadhi: Familjarët dhe bashkëpunëtorët e mi janë

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj janë rrëmbyer nëpër aeroporte dhe janë kërcënuar për të dhënë dëshmi të rreme.

“Indinjata ime erdhi pas deklaratës së SPAK-ut kam menduar se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues ata do ishin korrektë në marrëdhënie me çështjen që ka të bëjë me Kryemadhin dhe Metën.

Janë thirrur bashkëpunëtorë dhe familjarë të mi, janë rrëmbyer në aeroporte, janë zhveshur, janë intimiduar, janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme.

Për shkak të sekretit hetimor nuk kemi folur”, tha Kryemadhi./ CNA





Lajmet e fundit nga