Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Deklarata e këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ka folur për skemën e pensioneve që u prezantua ditën e djeshme nga Kryeministi Edi Rama dhe nga ministrat e Ekonomisë e të Financës.
Sipas Telitit, Rama e ministrat e tij u tallën me pensionistët, fliste për arsyet e rreme të mosrritjes sa duhet të pensioneve, dhe për deficitin e skemës së pensioneve.
“Pamë se si Kryeministri, ministrat dhe zëdhënësit e tij zyrtarë ose jo, mundoheshin të justifikoheshin para shqiptarëve dhe sidomos pensionistëve të harruar prej tyre.
Pamë sot se si kreu i qeverise dhe stafi i tij na flisnin për arsyet e rreme të mosrritjes sa duhet të pensioneve, dhe për deficitin e skemës së pensioneve. 11 vite më parë ishte i njëjti Kryeministër që na shiste si mrekulli reformën e re të pensioneve, që sipas tij do zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemet e pensionistëve. Sot është i gjithëpranuar dështimi i saj nga çdo aktor i tregut, dhe nga pensionistet vetë, dështim të cilin ne e paralajmëruam.”
Teliti i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama se duhet të dalë para pensionistëve dhe të kërkojë falje, pasi në 11 vite të qeverisjes së tij, penisonet i ka rritur në më pak se 30%.
Duke e krahasuar vendin tonë me Kosovën, Teliti tha se ndryshe nga ne ato i rritën pensionet 5 herë më shumë, ndërsa Rama sipas tij është tallur duke u dhënë 25-lekëshin ditor.
“Ju sot duhej të dilnit para pensionistëve dhe të kërkonit të falur, pasi në këto 11 vite të qeverisjes suaj, ndonëse çmimet janë rritur me nga 2-3 herë, pensionet janë rritur me pak se 30%. Jeni ju që pak javë më parë u tallet me 790 mijë pensionistë duke u dhënë 25-lekëshin ditor, ndërkohë që Kosova fqinje, me një qeverisje serioze i rriti pensionet 5 herë më shumë. Ishit ju që vendosët të rrisnit kostot e ilaçeve të pensionistëve, duke futur në tregun vendas ilaçe jocilësore, të cilat përkthehen në barrë shtesë për pensionistët. Ishit dhe jeni ju që çdo vit ndryshoni listën e barnave të rimbursueshme, duke shkaktuar që rreth 60% e faturës shëndetësore të paguhet nga xhepi i pensionistëve. Ishit ju që rritët kostot e energjisë elektrike për pensionistët, duke u treguar atyre gishtin drejt batanijes për t'u ngrohur në ditët e ftohta të dimrit. Ishit ju që rritet, si kostot e furnizimit me ujë anembanë Shqipërisë dhe kostot e transportit urban.
Ishit ju z. Kryeministër që rritët taksat, tatimet dhe tarifat në kurriz të shqiptarëve dhe pensionistëve, ndërkohë që paratë i dërguat në llogaritë e tenderimeve pa garë, lukseve qeveritare, koncesioneve të pakërkuara klienteliste e korruptive dhe “rrugëve të florinjta”. Jeni ju që mbyllni sytë para shifrave të Eurostat sipas të cilave 46% e shqiptarëve, kryesisht pensionistë, janë të zhytur në varfëri.”
Nga ana tjetër, Dorian Teliti premtoi se rritja reale e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre brenda mandatit të parë qeverisës, është angazhim madhor i Partisë Demokratike.
Po ashtu ai i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga propaganda dhe nga gënjeshtrat.
“Hiqni dorë nga propaganda dhe gënjeshtrat! Vendosja e minimumit jetik prej 220 eurosh është sot një domosdoshmëri kombëtare në luftën tonë të përbashkët ndaj varfërisë. Rritja reale dhe serioze e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre brenda mandatit të parë qeverisës, është angazhim madhor i Partisë Demokratike. Shqipëria i ka burimet dhe buxheti i shtetit i ka të gjitha mundësitë financiare për ta fituar betejën me kafshatën e gojës, mjafton të largojmë abuzuesit e taksave tuaja nga karriget qeveritare.”/CNA
Opozita ka nisur aksionin e saj dhe mosbindjen civile deri...
Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është p...
Analisti Andi Bushati foli për arrestimin e Kryetarit ...
I ftuar në “MCN”, Neritan Sejamini ka komentuar për ar...
Analisti Enton Abilekaj i ftuar në “MCN” ka komentuar ...
Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho...
Arrestimi i Kryetarit të Lirisë, Ilir Meta u komentua ...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar kërkesën e opozitë...
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Balton Haxhiu k...
Katër kanë qenë gabimet në politikë të kreut të Partis...
Analisti Armand Shkullaku ka reaguar pas arrestimit të...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në ...
Monika Kryemadhi ka reaguar pasi iu caktua masa e sigu...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje për pro...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha reagoi pas arrestimit...
SPAK akuzon kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta s...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje për pro...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën për kaosi...
Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Deputeti që dua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...