web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kikia: Vendi nuk ka nevojë thjeshtë për rotacion, por për reformimin e sistemit që gjeneron korrupsion!

11 Shkurt 2026, 20:03, Politikë CNA

Kikia: Vendi nuk ka nevojë thjeshtë për rotacion, por për

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia vlerëson se Shqipërisë nuk i nevojitet thjesht një rotacion politik, por një reformim i thellë i sistemit që, sipas tij, ka prodhuar dhe motivuar korrupsionin ndër vite.

Duke komentuar situatën politike në vend, Kikia në një prononcim për CNA, thekson se zgjedhjet e vitit 2025 u shoqëruan me probleme, ndërsa hetimet e SPAK-ut kanë ekspozuar një nivel të lartë korrupsioni. Sipas tij, këto zhvillime dëshmojnë se situata nuk është normale.

Megjithatë, Kikia shprehet se largimi i qeverisë Rama apo i Partisë Socialiste nga pushteti nuk përbën zgjidhje në vetvete. Po ashtu, rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në pushtet, sipas Kikias, nuk adreson thelbin e problemit.

Sipas Kikias, vendi ka nevojë për një reformë të thellë politike.

Kikia thekson se vetëm përmes një reformimi të sistemit mund të ndërpritet cikli i korrupsionit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve tek politika dhe proceset zgjedhore.

Mentor Kikia për CNA:

Vendi nuk ka nevojë thjeshtë për rotacion politik, por për reformimin e sistemit që gjeneron korrupsion

A mjafton largimi i qeverisë Rama, apo e socialistëve nga pushteti? Çfarë i nevojitet Shqipërisë në këto kushte?

Fillimisht duhet pranuar se situata nuk është normale. Zgjedhjet e 2025-ës kishin probleme.

Aferat e ekspozuara si pasojë e hetimit të SPAK-ut, dëshmojnë se niveli i korrupsionit është i lartë. Por ndërkohë kush mendon se zgjidhja është largimi i Ramës dhe rikthimi i Berishës, e ka gabim.

Shqipërisë nuk i duhet thjeshtë largimi i një qeverie, sado e korruptuar të jetë ajo, pra thjeshtë një rrotacion politik.

Vendi ka nevojë për një reformim të thellë politik, nuk ka nevojë për shkarkimin e një ministri apo një kabineti të tërë qeveritar, por shkatërrimin e një sistemi politik dhe administartiv që ka prodhuar dhe motivuar korrupsionin dhe ka deformuar garën elektorale:

-Duhet një ligj zgjedhor që të garantojë barazinë e votës dhe lirinë e zgjedhjes.

-Duhet të bëhet reformimi i vetë politikës, partive politike, për ti bërë ato demokratike dhe transparante.

-Duhet vënë kontroll mbi burimet e financimit të politikës, pasi një politikë që ushqehet me para nga burime të errëta, është e destinuar të prodhojë korrupsion dhe bashkëpunim me krimin./ CNA





Lajmet e fundit nga