VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Kreu i FRPD-së së Durrësit, Shyqyri Myrtollari, denoncoi ditën e sotme se përkrahësit e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës, Igli Carës, janë shantazhuar nga 10 persona gjatë kohës që kanë qenë duke shpërndarë fletushka.
Në lidhje me deklaratën e tij, ka ardhur pak më parë një reagim nga policia e Durrësit.
Blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga dy personat e denoncuar nga PD. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F.T., 25-vjeç dhe A.M., 31-vjeç, banues në Sukth.
Dy të rinjtë kanë pretenduar se nuk kanë kërcënuar njeri, por vetëm kanë debatuar që të mos futen postera poshtë banesave të tyre.
Reagimi i plotë:
Më datë 06.05.2023, rreth orës 14:00, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka njoftuar me telefon se rreth orës 13:00, në një lagje në Sukth, Durrës, një grup prej 6-7 personash kishin qenë në këtë lagje, me një automjet me logo të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe sipas tyre, dy shtetas që drejtonin dy automjete, i kishin kërcënuar me fjalë që të largoheshin nga lagjja.
Në këto kushte është ftuar për të bërë kallëzim, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por deri në këto momente nuk është paraqitur as ai dhe asnjë shtetas tjetër, për të bërë kallëzim në lidhje me pretendimin e ngritur gjatë telefonatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së telefonatës, kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar në adresën e dhënë.
Pas informacioneve të marra, është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Durrës, i dy personave, konkretisht shtetasve F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar njeri, por kanë debatuar me personat që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm, do t’i dërgohen Prokurorisë, për vlerësim.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron opinonin publik se deklarata e bërë sot nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik, është tërësisht e pavërtetë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës siguron qytetarët dhe të gjitha subjektet politike, se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit e të sigurisë, me qëllim mbarëvajtjen sa më të sigurtë të fushatës zgjedhore dhe se deri tani, në qarkun e Durrësit, nuk ka asnjë rast të cenimit të këtij procesi.
Në funksion të mbarëvajtjes sa më të qetë e të sigurtë të të gjithë procesit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke mos përhapur panik me deklarata të pabazuara në fakte dhe fton cilindo që ndeshet me çfarëdolloj paligjshmërie, që të denoncojë në numrin pa pagesë 112, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm dhe profesional./ CNA.al
CNA ka hapur mbrëmjen e sotme një sondazh, teksa ndodh...
Ledina Aliolli, kandidatja e Lulzim Bashës, dalë në pr...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish sot kryebash...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha hodh...
Gjatë një takimi elektoral, kryeministri Edi Rama i kë...
Partia Agrare Ambientaliste garon të të gjitha bashkit...
Socialistët duket se kanë hyrë në panik për zgjedhjet ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë një thirrje të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, refuzoi sërish ...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ...
Kryeministri Edi Rama sulmoi pasditen e sotme kandidat...
Më 12 maj, partitë politike do të mbyllin fushatën ele...
Kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Shkodë...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Beli...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Pukën, Rrok D...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha u ka pre...
Një skandal është denoncuar mbrëmjen e djeshme nga emision...
Në takimin me banorët e Goskovës në kuadër të zgjedhjeve v...
Këtë të shtunë pritet të shpallet projekti fitues për ndër...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Tiranën, Bel...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...