Berisha: Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë në një diktaturë të re
Me rastin e festave të nëntorit, Sali Berisha dhe përf...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë një interviste u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë mesazhe të shumta ndaj deputetëve Gjermanë kundër rezolutës së miratuar nga Partitë Popullore Europiane për qeverisjen e Edi Ramës në Shqipëri.
Sipas Këlliçit, Ramës i është dukur se po flet me Endri Fugën dhe Carlo Bollinon duke ju kërkuar deputetëve që të ja bënin copy paste mesazhin e tij.
Ndër të tjera, demokrati tha se Ramës i ka rënë maska kudo nëpër Europë dhe nuk ka më ndërkombëtar që nuk është ndërgjegjësuar që Shqipëria me Ramën është kthyer në një kartel droge.
“Nga tre burime të ndryshme, që prej ditës së djeshme jemi vënë në dijeni që Edi Rama u ka shkruar personalisht, dhe mbaj përgjegjësi të plotë për këtë që ju them, personalisht, u ka shkruar në numrat e tyre privatë, një mesazh copy paste dhe duke ju kërkuar që këtë mesazh të ja dërgojnë Manfred Veber, presidentit të Partive Popullore Europiane, si një shenjë reagimi ndaj rezolutës së paraqitur javën e kaluar në samitin e PPE-ve, nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për tu miratuar.
Sa herë ne kemi dërguar rezoluta në PPE, apo në organizata të tjera të rëndësishme, ka patur që na kanë lëvizur ndonjë fjali, ka pasur redaktime dhe ndonjë votë kundër.
Kjo është hera e parë që përgjigja ndaj Edi Ramës vjen duke miratuar njëzëri në unison të gjithë partitë pjesëmarrëse të PPE-ve rezolutën e paraqitur nga PD, dhe vjen pas rezolutës së miratuar në Kamboxhia e cila ishte një rezolutë dhe më e ashpër.
Paniku që ka pasur Edi Rama duke ju kërkuar deputetëve të Bundestagut Gjerman, se ka kujtuar se flet me Endri Fugën dhe Carlo Bollinon, nuk e di me kë ka kujtuar se po flet, duke i dërguar mesazhin gati, dhe duke ju kërkuar deputetëve që të ja bënin copy paste mesazhin e tij.
Efekti i prodhuar nga mesazhi ka qenë tërësisht i kundërt ndaj Edi Ramës.
Lajmi i keq për Edi Ramën është se maskat i kanë rënë kudo, në Europë, apo botë dhe sigurisht nuk ka më ndërkombëtar që nuk është ndërgjegjësuar që Shqipëria me Ramën është kthyer në një kartel droge, është kthyer në një kryeministër të lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar dhe bandat e trafikut të drogës dhe Edi Rama përbën një rrezik shumë të madh, për Shqipërinë dhe më gjerë, sepse lidhjet e tij me krimin janë të frikshme dhe të pranueshme nga të gjithë. Partnerët tanë e dinë të vërtetën për Edi Ramën.”/CNA
Me rastin e festave të nëntorit, Sali Berisha dhe përf...
Partia Demokratike takim me bashkëatdhetarët në Greqi ...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeminist...
Të ndarë kanë festuar 28 nëntorin forcat politike në Pogra...
Dje, mediat, njerëzit e interesuar të politikës panë një s...
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA", Elm...
Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike,...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, komen...
Argita Malltezi tha se do të mbajnë përgjegjësi ligjor...
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi, shprehet se vendi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot ...
Çlirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se gjyqt...
Argita Malltezi tha se e priste vendimin për lirim e i...
Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi, bëri ...
GJKKO ka vendosur të lirojë nga arresti në shtëpisë kr...
SPAK-u zbuloi këtë të mërkurë detaje nga hetimet për d...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thir...
Këtë të mërkurë është liruar nga detyra zëvendësminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...