web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Baçi/ “‘Lufta’ nuk ka mbaruar, do vazhdojmë protestat edhe pas lirimit të Berishës”

27 Nëntor 2024, 19:51, Politikë CNA
Paralajmëron Baçi/ “‘Lufta’ nuk ka mbaruar, do
Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi

Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi, bëri një paralajmërim, teksa foli për lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti i shtëpisë.

Në një intervistë për CNA TV, Baçi tha se “lufta” me qeverinë nuk ka mbaruar me lirimin e Berishës.

Ai deklaroi se protestat do të vazhdojnë, pasi theksoi se të gjitha fitoret e deri tanishme të PD-së dhe të opozitës kanë qenë si rezultat i qëndresës.

“Më lejoni të përmend mbështetjen ndërkombëtare dhe dy rezoluta shumë të rëndësishme të CDI-së dhe PPE-së në mbështetje të plotë të PD-së dhe në njohje të realitet politik të zymtë në vendin tonë dhe që PD e ka denoncuar prej vitesh. Arritjet, fitoret e PD-së kanë qenë edhe si rezultat i qëndresës, protestave, mosbindjes civile. Lufta nuk ka mbaruar, betejat duhet dhe do të vazhdojnë. Rama nuk tërhiqet, nuk njeh rregulla loje, është një delirant që i ka mbushur mendjen vetes se është njeriu i duhur për të mbretëruar në Shqipëri, kështu që Edi Rama merr vesh vetëm me fjalën e forcës, protesta, qëndresë. Ne do të arrijmë edhe qeverinë teknike për të pasur finalen. Qeveri teknike, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk duam pushtet në tavolinë, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme që arrihen me qeveri teknike. Nuk prisnim që Berisha të lirohej nga Apeli i GJKKO-së, por do të thoja që fryma që vjen nga ndryshimet në SHBA, zgjedhja e Donald Trump që tentuan edhe ta eleminonin. Të mos harrojmë që Berisha u godit nga një njeri që më pas e nxorën me probleme të shëndetit mendor për ta bërë që të heshte. Lufta që i është bërë Sali Berishës ka qenë në të gjitha drejtimet, edhe fizikisht duke e goditur, psikologjikisht duke e arrestuar në mënyrë të padrejtë, me akuza nga më të padëgjuarat që Berisha të detyrohej të heshte vetëm se ngriti zërin pro opozitës, se ngriti zërin pro Kosovës dhe kundër pisllëqeve të kësaj mazhorance”, u shpreh ai.

Sa i përket qeverisë teknike, Baçi deklaroi se qeveria është e detyruar t’i japë një zgjidhje problemit.

“Qeveria teknike të vihet në Kushtetutë, ashtu siç e ka edhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë që të të mos ketë kontestime nga asnjë palë. Mazhoranca ka vijuar godtijet politike, të mos harrojmë që nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Salianji ndodhet në burg në mënyrë të paimagjinueshme pasi për një denoncim publik që bëri për një njeri që pas denoncimit vajti të kryejë dënimin në Itali. Parë në këtë këndvështrim, mendoj se është në detyrën, misionin dhe të drejtën për të vazhduar me mosbindjen civile”, theksoi deputeti./ CNA





Lajmet e fundit nga