Marshimi për komandatët e UÇK-së/ Meta mesazh qytetarëve: Shpresoj të na kthehen sa më shpejtë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesaz...

Nga njësia Nr.9 në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me banorë të saj, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, shpalosi planin për transportin publik falas, dhe paketën për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Para qytetarëve, ai tregoi taksat dhe tarifat që do të hiqen apo reduktohen, ku pritet të përfitojnë mbi 41 mijë biznese.
“Masa e parë do të jetë, zero e taksës së arsimit. E dyta, taksa për tokën bujqësore do të bëhet zero për pjesën që i takon bashkisë. Taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%. Taksa e tabelës informuese do të reduktohet po me 30%. Taksa e truallit do të reduktohet me po 30% dhe taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. Këto janë të gjitha masa që ndihmojnë biznesin e vogël. Kam dhe dy tarifa që do t`i ulë me 50%. 1-tarifa e pastrim gjelbërimit. 2-Taksa më korruptive që është në kryeqytet është taksa për hapësirën publike, që çdo taksidar dhe çdo tatimor i bashkisë Tiranë e bën korrupsion, do të përgjysmohet”-u shpreh Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se lufta ndaj korrupsionit në bashkinë e Tiranës, do të rrisë të ardhurat që do të mblidhen nga taksat dhe tarifat vendore me rreth 60 milionë euro më shumë se sa aktualisht. Të gjitha këto para, sipas Belind Këlliçit do të investohen për shërbime publike për qytetarët.
“Sikur me vetëm 20% më shumë ta rris unë mbledhjen e taksave, do të thotë 60 milionë euro më shumë në Tiranë në vit. Do të thotë transport publik falas, do të thotë nja 25 shkolla të reja, do të thotë investime në rrugët e Tiranës, dhe janë qindra kredi të buta për çiftet që nuk ia dalin dot jetesës në Tiranë. Mbas 14 majit do të ketë luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Të gjitha taksat që do të mblidhe në kryeqytet, do të kthehen në shërbime për ju”-tha Këlliçi me banorët e Njësisë Nr.9.
Një tjetër problem që haset aktualisht në bashkinë e Tiranës, janë shpenzimet marramendëse për paga dhe luks. Sipas Belind Këlliçit nga buxheti aktual i bashkisë, 61% shpenzohet vetëm për paga personeli dhe mobilim zyrash, qoka e festa. Të gjitha këto pas 14 majit do të reduktohen në mënyrë drastike.
“Një masë tjetër e rëndësishme do të jetë ulja drastike e shpenzimeve për qoka, për lluks, për paga. Bashkia e Tiranës shpenzon 61% të buxhetit, për paga personeli, për njerëz që nuk bëjnë punën e tyre por që rrijnë në Facebook që bëjnë patronazhistin apo aktivistin. I shpenzon për djeta, për mobilje, për karburant, për bileta udhëtimi, për kancelari, për mobilim zyrash, për makina me qera, për këtë shërbimin leasing që marrin dhe qoka dhe për koncerte”-u shpreh Belind Këlliçi.
Një tjetër angazhim i tij për qytetarët do të jetë zbutja e kostove të jetesës. Belind Këlliçi shprehet se do të ketë një fond të posaçëm nga bashkia për çiftet e reja, që të marrin kredi të buta.

“Kosto e jetesës. Për mua, përballimi i kostos së jetesës, ulja e kostove për familjen mesatare, normale në Tiranë, pse? Kostot e jetesës për mua janë jetike për qytetarët, do të ndikojnë drejtpërdrejtë te çiftetet e reja, te mundësimi që të kenë akses në një fond të posaçëm nga bashkia e Tiranës, për të marrë një kredi të butë, për të përballuar me mijëra çifte të reja jetesën në Tiranë”-tha kandidati i opozitës përpara qytetarëve të Njësisë Nr.9.
Qytetarët ngritën shqetësime të shumta në lidhje me jetesën aktuale në këtë zonë. Një prej tyre, evidentoi problemin e zhurmave akustike që shkaktohen nga lokalet e natës, duke u kthyer në problem. Ndërsa një tjetër qytetare u shpreh se shërbimi i tatimeve të bashkisë i kishte kërkuar rryshfet për t`i hequr disa gjoba.
“Le një herë se këto lokale punojnë gjithë natën, por konkurojnë me njëri tjetrin me zhurma, kush e çon zhurmën më shumë. Le zhurmat, por nuk duan as makinat në parking, se vijnë aty me ato foristradat, dhe ne nuk kemi nga hyjmë dhe nga dalim”-u shpreh qytetari.
“Shërbimi i tatimeve të bashkisë, sepse unë gjobat i kisha marrë nga Mbrojtja e Konsumatorit, vjen dhe më thotë: ne jemi pa drekë sot! Më vijnë për 10 ditë rresht në zyrë për të përfituar para nën dorë. Sigurisht që nuk i pagova, por kam bërë një luftë të madhe derisa i rrëzova këto gjoba. Kjo do të thotë se punonjësit e bashkisë vijnë si gjobvënës nëpër biznese”-u shpreh qytetarja.
Belind Këlliçi u shpreh se ky problem zgjidhet duke e kthyer policinë bashkiake në shërbim të qytetarit, dhe jo siç vepron aktualisht, si gjobvënëse.
“Ndotja akustike është një problem që prek me mijëra qytetarë çdo ditë. Policia bashkiake nën drejtimin e Belind Këlliçit nuk do të jetë më një tmerr dhe një ferr, që të mbijnë nga ferrat policiët me të gjobit qytetarin. Kështu që kjo çështje zgjidhjet nëpërmjet policisë bashkiake, duke vënë një rregull të njëjtë për të gjithë”-tha Këlliçi.
Gjatë takimit me qytetarët, Këlliçi u shpreh se 14 maji duhet të kthehet në referendum kundër të keqes, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
“Me rrëzimin e Erion Veliajt në datë 14 maj, është rrëzuar dhe Edi Rama. Dhe është një mundësi për ta avancuar dhe për ta sjellë më shpejtë rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti në 14 maj. Kështu që kjo është një ditë referendumi kundër kësaj të keqeje, nuk është një ditë ku vetëm votohet për Tiranën”-tha Këlliçi./CNA.al
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesaz...
Ish-kryeministri Sali Berisha i quajti Lulzim Bashën d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim B...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Me projektin e Belind Kelliçit, Bashkia e Tiranës do të su...
Eksperti i ekonomisë, anëtari i Këshillit Kombëtar të ...
Ditën e nesërme do të nisë Konventa Ndërkombëtare e Tu...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për ka...
Angazhimi për transportin publik falas pas 14 majit, i...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka firmosur ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumëemë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikujtuar rrug...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prez...
Kandidati i "Foltores" në Devoll, Elvis Hajdërlli ka pranu...
Deputeti demokrat, Edi Paloka është shprehur se ai ka zhvi...
Erisa Xhixho, nënkryetarja e PL-së, ka treguar me fakte an...
Lajla Përnaska, ish-deputetja demokrate dhe tashmë kan...
Kandidati i opozitës për Elbasanin, Luçiano Boçi ka zh...
Zëvendës-Presidenti Ekzekutiv për Marrëveshjen e Gjelbër E...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...