Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Komisioni për Edukimin shqyrtoi këtë të martë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hapjen e Kampusit të Universitetit Shtetëror të Edukimit në Distancë të Spanjës në Gjirokastër.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, tha se ky institucion konsiderohet ekselent për sa i përket alternativës së studimit.
“Nuk bëhet fjalë thjesht për një filial të një universiteti, por për sjelljen në vendin tonë të një institucioni që konsiderohet ekselent për sa i përket alternativës së studimit. Ky projekt synon të rrisë nivelin e Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe të prezantojë një model të ri studimi, që është edukimi në distancë. Përmes kësaj marrëveshje, synojmë të zgjerojmë dimensionin evropian të Arsimit të Lartë në vendin tonë, duke sjellë në Shqipëri një universitet të këtij niveli që do t’u shërbejë studentëve shqiptarë, por edhe rajonit. Ky është vendi i parë në rajon ku hap degë Universiteti i Studimeve në Distancë i Spanjës”, u shpreh ai.
Ministrja theksoi se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare. Ajo nënvizoi se marrëveshja do të sjellë një ofertë të re akademike, mundësi për avancim akademik dhe punësim për të rinjtë shqiptarë.
Marrëveshja është në përputhje të plotë me strategjinë kombëtare të arsimit dhe programin politik të Këshillit të Ministrave, dhe është një dëshmi e përkushtimit të qeverisë shqiptare për të siguruar një arsim të lartë cilësor dhe gjithëpërfshirës.
“Programet e studimit që do të ofrohen nga filiali i UNED në Gjirokastër do të kenë të njëjtat standarde si ato të ofruara në kampuset e tjera në Evropë dhe Spanjë. Rregullat dhe procedurat për hapjen, riorganizimin, gjuhën e studimit, zgjatjen e programeve të studimit, si edhe aspektet e tjera rregullatore, bëhen në funksion të kësaj marrëveshjeje, duke u bazuar në aktet e brendshme të UNED. Në aktet e krijimit të UNED parashikohen edhe kriteret e pranimit dhe regjistrimit të studentëve. Akreditimi institucional dhe vlefshmëria e studimeve të ofruara nga UNED do të njihen automatikisht nga institucionet e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë matrikullimin dhe njohjen e diplomave,” tha Manastirliu.
UNED është universiteti publik kryesor i edukimit në distancë në Spanjë. Ka mbi 200 mijë studentë në vit dhe kampuse/filiale në 17 shtete në botë, konkretisht në 75 qytete, me 80 qendra. UNED është një lider në fushën e arsimit në distancë dhe kërkimit shkencor. I themeluar në vitin 1972, UNED ofron një gamë të gjerë programesh universitare dhe pasuniversitare, duke përfshirë 30 diploma bachelor, 80 diploma master dhe 20 programe ndërkombëtare doktorale në fusha të ndryshme si shkencat, inxhinieria, ekonomia dhe administrim biznesi, shkencat politike dhe sociologjia, drejtësia, edukimi, filologjia, filozofia, gjeografia dhe historia, dhe psikologjia.
Ky universitet ka revolucionarizuar metodologjinë e mësimdhënies përmes teknologjisë, duke pasuruar ofertën akademike çdo vit me programe dhe diploma të reja. Një nga aspektet më të njohura të UNED është mundësia arsimore që u ofron studentëve pavarësisht vendndodhjes dhe moshës së tyre. Kjo e bën universitetin tërheqës për studentët ndërkombëtarë dhe duke filluar nga viti i ri akademik, 2024-2025, këto mundësi do të jenë të disponueshme edhe për studentët shqiptarë./ CNA
Lulzim Basha ka dalë në kërkim të vulës, që e humbi në...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Të martën u mblodh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ...
Për të dytën herë në Gjykatën e Fierit është zhvilluar...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Lulzim Basha njihet si një nga politikanët më gjumashë...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledh...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, s...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar shifrat e Komisi...
Mëngjesin e së dielës kryeministri Edi Rama ka publikuar p...
Kuvendi do të mbyllë punimet e sesionit veror, të enjt...
Kryetari I PD-së, Sali Berisha në fjalimin e radhës pë...
Kongresi i socialistëve, i cili pritej të zhvillohej s...
Partia Demokratike ka denoncuar të shtunën Ministrinë ...
Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit, tashmë si e...
Në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës do të ...
Pas raportimit në Kuvend të Autoritetit të Konkurrencë...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e sotme ...
Fredi Beleri, i cili ndodhet në Strasburg për të kryer...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...