
Një “shuplakë” për partitë politike ka ardhur nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor.
ISP deklaron se me ndryshimet e reja ligjore me konsensusin PS-PD, rreth 105-106 deputetë do të jenë të emëruar, pra pa mundësi reale votimi dhe konkurrimi.
ISP thotë se në këtë mënyrë do të penalizohen elitat moderatore dhe kritike, politikanët kurajozë dhe me integritet.
Gjithashtu, në raportin e Institutit të Studimeve Politike theksohet se emërimi i deputetëve sjell dobësimin e partive si institucione demokratike, identifikimin e tyre me liderin, fundin e demokracisë së brendshme partiake dhe renditjen e partive si institucionet më pak të besueshme në Shqipëri.
“Sistemi i deputetëve të emëruar penalizon elitat moderatore dhe kritike, politikanët kurajozë dhe me integritet, si dhe ushqehet nga politikanët 'yes-man', imitues e bodigardë të liderit politik emërtues të radhës.
Emërimi i parlamentit passjell emërimin e ministrave dhe qeverisë, emërimin e institucioneve kushtetuese që zgjidhen me 71 vota, përfshirë Presidentin e Republikës, dhe kështu, shndërrimin e sistemit politik dhe qeverisës në një sistem të emëruar, ku qytetarët, sovrani, ka rol vetëm formalizues dhe ku shanset për t’i dhënë jetë demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës mbeten gjithnjë e më minimale. Kjo dukuri vjen paralelisht me dobësimin e partive si institucione demokratike, identifikimin e tyre me liderin, fundin e demokracisë së brendshme partiake dhe renditjen e partive si institucionet më pak të besueshme në Shqipëri. Ky fenomen vjen edhe në kontrast të thellë me premtimin për demokraci të viteve ’90 dhe njëherësh edhe si mentalitet e kulturë vijuese e sistemit të kaluar ku udhëheqësi / Byroja emëronte të gjithë shtetin dhe përmes tij, “në emër të popullit” kontrollonte shoqërinë”, nënvizon ISP./ CNA
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka hartuar kurbën...
Kongresi ku Veliaj nuk mori asgjë dhe humbi gjithçka ...
Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë krimina...
Sot, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeve...
Kryeministri Edi Rama denoncoi për “tradhtarë” brenda ...
Media greke “Popaganda” u ka kushtuar një artikull pro...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Presidencë menjëh...
Në kongresin e sotëm të Partisë Socialiste, mori fjalë...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
CNA raportoi me burime zyrtare se kryeministri Edi Ram...
Në fund të fjalës së tij në kongresin e PS-së, kryemin...
Niko Peleshi ka folur për mediat pas ndryshimeve të bëra n...
Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri, ash...
Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Parlamenti...
CNA ka raportuar për skemat e qeverisë, me në krye Fat...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër deputetët e ...
Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi, gënjeu publikisht kë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, do të la...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar PD-në dhe kreun e opo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...