"RTSH të zgjedhë drejtorin"/ Zhupa: Duhet ndryshuar ligji për mediat audiovizive
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, në bashkë...

Anëtarja e Këshillit Bashkiak dhe drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka deklaruar se shoqëritë e George Soros janë përfituese kryesore të fondeve të huaja.
Zhulali është shprehur se në Shqipëri, fondacioni "Shoqëria e Hapur" është një nga përfitueset kryesore e fondeve të huaja, qoftë ato që vijnë nga ambasada amerikane, USAID, ose edhe ato që vijnë vetë nga Bashkimi Europian nga fondet IPA.
Sipas saj është kjo shoqatë që bën edhe shpërndarjen e fondeve tek OJQ të tjera më të vogla dhe sigurisht që përcakton edhe agjendën, me çfarë do të merren ato.
“Në organizatat ndërkombëtare, qoftë edhe në shoqatat që janë ngritur apo fondacionet, janë të gjithë pjesë e të njëjtit rrjet njerëzish, te këto nuk penetron dot askush dhe çdo njeri që bën sadopak oponencë, ose fshihet, ose mendimi i tij tjetërsohet, kanalizohet.
Unë i ndjek rregullisht takimet që bëhen edhe në kuadër të procesit të integrimit, sepse aty ka një vëmendje të shtuar dhe vetëm Bashkimi Europian jep miliona çdo vit që të fuqizohet shoqëria civile. Dhe këtu ke vetëm një numër të caktuar OJF-sh, të cilët takohen me njëri-tjetrin.
Takohen me një ambasadë që jep fondet kryesore dhe në fund të ditës ti nuk kupton se çfarë është diskutuar aty. Vetëm thuhet, kënaqësi e madhe, u mblodhëm, diskutuam për një, dy, tri çështje dhe lihet aty. Nuk prodhohet, pra, asnjë mendim. Ka një ligjërim steril. E rëndësishme është që në këto takime të mos ketë asnjë përfundim që konteston zbatimin e një politike ose hartimin e gabuar të saj.
'Shoqëria e Hapur', Soros, ka një rol kyç, Nuk është se e themi vetëm ne. Nuk është një teori konspirative shqiptare. Ky është një fenomen që është studiuar edhe në Europë, edhe në Amerikë dhe ka edhe një emër dhe quhet kundërrevolucioni parandalues. Pra, kjo është menduar si një strategji në rang botëror.
Nuk ka lidhje vetëm më Shqipërinë. Dhe është ndërtuar në të gjithë botën një rrjet, i cili ka për detyrë çdo lloj kundërrevolucioni ose revolucione të reja që mund të lindin në shoqëri dhe mobilizimin e masave. Dhe kjo është një strategji e së majtës në nivel botëror ku Soros ka rolin kryesor edhe përmes shtrirjes së jashtëzakonshme që ka në vende të ndryshme të botës, por veçanërisht në qendrat e influencës ku ka arritur që të vendoset me forcën financiare në mënyrën se si është imponuar në qendrat e vendimmarrjes.
Dhe në Shqipëri po të shikoni, fondacioni 'Shoqëria e Hapur' është një nga përfitueset kryesore të fondeve të huaja, qoftë ato që vijnë nga ambasada amerikane, USAID, ose edhe ato që vijnë vetë nga Bashkimi Europian nga fondet IPA. Dhe pastaj është kjo shoqatë që bën edhe shpërndarjen e fondeve tek OJQ të tjera më të vogla dhe sigurisht që përcakton edhe agjendën, me çfarë do të merren ato.
Çfarë çështjesh do të trajtojnë dhe se si do ta paralizojnë në njëfarë mënyre të gjithë oponencën që mund të gjallojë dhe të ketë brenda shoqërive dhe të asgjësojë trupat e ndërmjetëm të shoqërisë që kontestojnë qeverisjen. Në Shqipëri nuk ka sindikatë. Dhe jo vetëm që nuk ka sindikata, por edhe çdo zë tjetër kritik tashmë është heshtur, ose duke e fshirë nga jeta publike sepse këta nuk përfshihen në asnjë aktivitet të këtyre shoqatave, nuk u jepen para, nuk u jepen donacione.
Dhe është e njëjta dorë që kontrollon këtë qarkullim të madh parash dhe flasim për miliona euro çdo vit. Nuk është shaka, kështu që është e organizuar dhe nuk është vetëm shqiptare. Është në nivel botëror. Por neve do të bëjmë pjesën tonë dhe e rëndësishme është që çdo shoqëri gjithsesi ka mekanizmat e vet që i vë në përdorim që të mos mposhtet", tha Zhulali në një intervistë televizive./ CNA
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, në bashkë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur për l...
Në disa media është raportuar për dorëheqje të kryetar...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është mar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, foli mb...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, është s...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, reagoi në protestën e ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryem...
Situata mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament nuk ësht...
Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka mohuar...
Prej kohësh, Lulzim Bashës nuk i ndjehet zëri në polit...
Lulzim Basha vlerësoi këtë të hënë punën e SPAK-ut, in...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp për...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama anuloi takimin...
Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar ndalimin e ga...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u ka nisur një let...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet në SHBA...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...