Alibeaj, në “prehër” të socialistëve/ “Reforma Territoriale” e nxjerr zbuluar
Enkelejd Alibeaj nga grupi i përçarësve të PD-së, ka hyrë ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, është shprehur se policia e shtetit po fsheh të vërtetën lidhur me vrasjen e Lear Kurtit.
Ai shprehet se autopsia ka treguar se i riu është dhunuar në mënyrë barbare dhe se një sjellje e tillë e autoriteteve policore ndodh vetëm në diktaturë.
Sipas tij nuk kanë qenë vetëm dy policë, por së paku 3-4 efektivë dhe se hematomat janë shenja të dhunës.
Nëse policia do të ishte e drejtë, autopsia duhet të bëhej 12 orë pas dhe se kufoma nuk duhej prekur.
"Gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte dhe prova shterruese për mbytjen e Lear Kurtit, të riut 32-vjeçar, nga banditë me uniformë të droguar.
‘O noke, më mbytën’, ishte klithma para se të jepte shpirt, sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje dhe mikut të Lear Kurtit.
Investigimet serioze të rrjeteve televizive hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes, hodhën poshtë trillimet, manipulimet dhe inskenimet e një krimineli me uniformë të pashoq në radhët e policisë shqiptare, Ardi Veliu, i cili për të mbrojtur padronët e tij si puthadorë, përdhosi dhe vrau për së dyti Lear Kurtin.
Investigimet e rrjeteve televizive faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej katër policësh, sigurisht prej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore.
Këto filmime faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt, gënjeu shqiptarët kur deklaroi se Lear Kurti po qëndronte para një objekti, për të krijuar përshtypjen se po përgatitej për një akt delikuent, në një kohë kur ai po ecte i vetmuar, nga kamerat, duke biseduar me mikun apo familjarët e tij."- u shpreh Berisha.
Ndër të tjera Berisha shprehet se të dhënat faktuan se në trupin e të riut kishte hematoma, dhe se ekspertët mjeko-ligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën.
"Një mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh gjithashtu poshtë, se sipas tyre, patrulla prej dy policësh, e ndaloi atë. Pranë tij, në barbarinë që u ushtrua ndaj tij në rrugë, ishin të paktën katër, në mos më shumë, policë e banditë me uniformë.
Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma, ekspertët mjeko-ligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin, xhelatët me uniformë.
Pasi i morën shpirtin, e dërguan në spital. Pasi e dërguan në spital në kundërshtim flagrant, i bënë autopsinë pa asnjë konsent, pa asnjë prani të familjarëve apo avokatëve të tij. E bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt i tillë ndodh vetëm në diktatura, kurrë në vende të lira.
Nëse donin të zbardhnin të vërtetën për një 32-vjeçar që i morën shpirtin, këta kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të investigimit në raste të tilla të ngjashme, e cila kërkon të paktën 12 orë të lihet kufoma e të ndjerit, dhe pastaj të bëhet autopsia dhe kurrë me një ekspert të vetëm. Nën presionin e një banditi si Ardi Veliu. Por gjithmonë nga një gruop ekspertësh të betuar për të thënë të vërtetën."- tha Berisha./CNA.al
Enkelejd Alibeaj nga grupi i përçarësve të PD-së, ka hyrë ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Abi M...
22 të burgosur i drejtojnë letër Kryetarit të PD-së Sali B...
Jorida Tabaku nga grupi i përçarësve të PD-së, në një dalj...
Ish kryeministri Sali Berisha, është mjaft aktiv në rrjete...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Grige...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
“Raportet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës janë të qarta d...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një dalje për mediat ...
Vizita e së premtes e kryeministrit Edi Rama në shkollën 9...
Partia Demokratike në kuadër të riorganizmit për zgjedhjet...
Gazetari Robert Papa e ka cilësuar si një nismë për të...
Pas përfundimit të takimeve që ka zhvilluar sot në qyt...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka tregua...
Pas ceremonisë së betimit të Giorgia Melonit si kryemi...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planet për hapjen e n...
Infrastruktura kritike në mbarë Ukrainën edhe një herë...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po q...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar analistin Frrok...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...