
Hetimet e fundit të zhvilluara nga SPAK në lidhje me zyrtarë të lartë të PS-së, ministra, ish-ministra, drejtorë, kryetarë bashkish etj., duket se janë shkaku kryesor i shtyrjes së Kongresit Organizativ që pritej të mbahej këtë fundjavë, në datën 4 nëntor, në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste të zhvilluar në 4 shtator, njoftoi se në fillim të tetorit do të mbahej Kongresi dhe bëri disa ndryshime në Qeveri. Më pas socialistët konfirmuan se Kongresi do të mbahej më 4 nëntor.
Por mesa duket shumë ujëra kanë rrjedhur këto dy muaj dhe të tjera priten të rrjedhin, shpërthime të forta nga SPAK, hetime që kanë dërguar nën akuzë ministra të tij të rëndësishëm, nga njerëzit më të afërm siç është Ilir Beqaj, apo një ministre gati 10-vjeçare si Olta Xhaçka apo ish-zv.kryeministri që ka marrë arratinë.
Nga ana tjetër vazhdojnë hetimet për inceneratorët, ka zv.ministra në burg, ministra në burg, drejtorë në hetim, kryetarë bashkish në burg dhe kryetarë bashkish në hetim, shumë emra të cilët lidhen me PS-në dhe drejtimin e saj.
Nga opozita vazhon të ketë hetime në lidhje me Gërdecin, nën gjykim është ish-ministri Fatmir Mediu, është arrestuar Jamarbër Malltezi dhe nën hetim është vënë ish-kryeministri Sali Berisha, pritet që të ketë edhe të tjera publikime nga SPAK pas hetimeve për LSI-në e kështu me radhë.
Thelbi i hetimeve nga SPAK deri në këto momente duket se janë koncesionet e Qeverisë Rama, të cilat janë sterilizimi, check up-i, inceneratorët, etj., ku janë gjetur shkelje të rënda të ligjit, korrupsion, përfitime, etj.
Në fakt, hetimet e SPAK-ut, hetimet e ngelura, ato që po zhvillohen dhe çka pritet të dëgjojmë ka qenë mesa duket arsye e shtyrjes së Kongresit të 4 nëntorit, që në fakt muaji nëntor pritet një muaj vërtet “i nxehtë” për SPAK-un.
Në shpesh kemi raportuar se do të ishte shtatori një muaj “i nxehtë”, ku priteshin në fakt zhvillime të forta, por ato mesa duket ishin gjatë muajit tetor, ku ajo që bie në sy është marrja nën hetim e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një masë nga gjkykata ndaj tij siç ishte “detyrim paraqitja”, si dhe heqja e pasaportës.

Nga ana tjetër, pritet që nëntori të ketë zhvillime edhe më të forta, jo thjeshtë dhe vetëm për ministrat e Ramës, por për të dëgjuar të vërtetën e korrupsionit të këtyre 30 viteve, e cila nuk ka filluar dje dhe nuk mbaron sot.
SPAK pritet të çojë para drejtësisë dhe t’i japë opinionit publik të tjerë emra shumë të fortë, të tjerë emra shumë të rëndësishëm, të përfshirë në afera, në korrupsion pas hetimeve të zhvilluara, të cilat vazhdojnë prej kohësh dhe pritet që në muajin nënor të dëgjojmë të tjera akuza për të tjerë individë në nivele të larta të politikës shqiptare./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga rrjetet...
Debate të shumta ka pasur sot në Sekretariatin për Etik...
Kreu i grupit paralmentar të PD-së, Gazment Bardhi, është ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpr...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Grupit Pala...
Pas sherrit dhe përplasjeve fizike një ditë më parë në par...
Ditën e djeshme në Kuvend pati tensione të shumta. Deputet...
Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për çështjen e p...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë prezantimit...
Me debate të shuma është shoqëruar sot mbledhja e Komision...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur ditën e...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në një konfe...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dh...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi dhe ai i PD-së Flamur Noka ...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, k...
Ish-deputeti Belind Këlliçi komentoi zhvillimet e ditë...
Ekselenti i opozitës, Lulzim Basha, njihet si një nga adhu...
Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku, ka reaguar...
Seanca plenare e kësaj të hëne zgjati vetëm 45 minuta dhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...