Berisha: Diktatura rrëzohet me mosbindje civile dhe me revoltë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Drejtuesit e departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani, Eduard Sharka dhe Deputeti i Korçës, Bledion Nallbati, kanë shkruar pranë fermerëve të Devollit.
Ata shprehën shqetësim se janë në kushte të mjerueshme, pasi prodhimet e tyre nuk arrijnë të shiten në koston për të cilën kanë punuar. Ata theksuan se nuk subvencionohen nga shteti shqiptar.
Deputeti Nallbati theksoi se në krahasim me shtetin shqiptar Maqedonia apo Kosova ndonëse kanë buxhete shumë të reduktuara, fermeri në rajon konkurron fermerin shqiptar në shitjen e prodhimit.
“Kosova ka një buxhet prej 3.3 miliardë eurosh, Maqedonia ka mbi 5 miliardë euro, ndërsa ne kemi buxhet prej 7 miliardë eurosh. Ndërkohë ne subvencionojmë bujqësinë vetëm 40 milionë euro. Maqedonia subvencionon me 140 milionë euro dhe Kosova po ashtu. Përtej kësaj vjedhin edhe fondet e Bashkimit Europian dhe kanë lënë Shqipërinë sot, fermerin shqiptar, në kushtet e mungesës së mbështetjes edhe nga paratë e BE-së. 140 milionë euro që duhej të merrte këtë vit Shqipëria si grant për bujqit u pezulluan për shkak të vjedhjes për të cilën po kryhet një hetim”, tha Nallbati.
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani, vuri në dukje se Partia Demokratike ka hartuar programin e saj.
“Është ndërtuar një program në bashkëpunim me ju mbi hallet dhe shqetësimet e fermerëve. Edhe në Lushnje gjendja ishte shumë e keqe, ashtu edhe në Lezhë. Si në Devoll është në të gjithë Shqipërinë. Nuk është vetëm Devolli i nënvlerësuar dhe të pafinancuar, por është e gjithë Shqipëria. Në radhë të parë bujqësia shqiptare është e diskriminuar. Qeveria shqiptare financon pesë herë më pak se Kosova, ku qeveria shqiptare jep 30 milionë euro, Kosova jep 120 milionë euro. Ka një politikë të gabuar, duke filluar nga nafta, TVSH-ja e produkteve bujqësore në shitje dhe blerje, taksa 10% për inputet bujqësore, cilësinë skandaloze të trajtimit të produkteve”, tha Vuksani.
Nga ana tjetër, Eduard Sharka theksoi se duhet të rritet subvencioni dhe të barazohet me mesataren e rajonit Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.
“Të bëhet subvencionimi për njësi prodhimi jo për sipërfaqe toke sepse ne kemi shumë probleme me tokën. Shumica janë në emigracion dhe tokën e punon kushëriri pa kontrata të rregullta me mirëbesim, kurse kur dorëzon një kuintal qepë do të japësh 100 lekë për këtë produkt në bazë të faturës i dorëzon në bankë. Paratë që ka caktuar qeveria për fermerin të vijnë nëpërmjet njësisë së prodhimit”, deklaroi ai.
Fermerët u shprehën se janë në kushte mbijetese. Ata e cilësuan menaxhimin që po u bëhet nga qeveria si mashtrim ndaj tyre. Ata kërkojnë që me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet të realizohen kërkesat e tyre, të cilat po nëpërkëmben prej vitesh nga socialistët./ CNA
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Kreu I PD-së, Sali Berisha përmes një statusi në rrjet...
PD është në mbyllje të listës së plotë të të deleguarv...
Ankimimi i opozitës për votimet e 4 gushtit në Himarë ...
Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Vel...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një tender ...
Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protes...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, J...
Prej disa ditësh ka filluar një protestë në autostradë...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar sërish kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi së...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan...
Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi ka denon...
Këshilltarët e opozitës, Dorjan Teliti dhe Xhonatan Pa...
Teksa përpiqet të shfajësojë veten nga hajdutëria me I...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një d...
Pas disa kohësh në qetësi, kryetari i Partisë së Liris...
Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa ka publikuar një artik...
Skandalet e ndjekin kudo kryebashkiakun e Tiranës Erion Ve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...