“Kam mirëkuptimin e Berishës”/ Mediu: I vetmi opozitar në protestën për UÇK-në
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi sot se ...

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi sot se me qeverisjen e socialistëve, Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt autokracisë.
Në fjalën e saj në Asamblenë e PPE-së në Lituani, Vokshi u shpreh se gjendja paraqet edhe një çështje alarmante kombëtare dhe rajonale.
Vokshi tha se kjo situatë duhet ndalur sa më shpejt, përpara se vendi të humbasë edhe më shumë, qytetarët dhe demokracinë.
“Siç e dini të gjithë, më 11 maj 2025 në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet. Por çuditërisht, pas 5 muajsh ende nuk kemi raportin përfundimtar të ODIHR-it.
Është bërë publik një letër nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, dërguar drejtuesve të misioneve vëzhguese, ku ai u kërkon atyre të ndryshojnë raportin.
Gjithashtu dimë se ka pasur intimidime dhe kërcënime ndaj vëzhguesve për t’u hequr akreditimet, me qëllim që raporti paraprak të ndryshohej.Ende po presim, pas 5 muajsh nga zgjedhjet, dhe shpresojmë që raporti të mos ndryshohet.
Dhe sapo ta kemi, ne planifikojmë t’i dërgojmë PPE-së një rezolutë.
Pse ka rëndësi kjo? Pse duan ta ndryshojnë raportin?
Sepse, siç ka shkruar vetë ODIHR në raportin paraprak: nuk kishte fushë loje të barabartë.
Partia Socialiste në pushtet abuzoi me burimet shtetërore, anuloi gjoba publike menjëherë para ditës së votimit, fshiu kufirin midis shtetit dhe partisë, ushtroi presion mbi punonjësit publikë për të siguruar vota, pati blerje votash, frikësim të kandidatëve dhe votuesve.Raporti përmend gjithashtu ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje.
Po çfarë po ndodh me parlamentin?
Parlamenti i ri nisi punën në mes të shtatorit.
Por vetëm në disa javë, shumica qeverisëse ka rrëzuar:
1. Tri mocione debati (që lidhen me prioritetet e BE-së, abuzimin me fondet IPARD II dhe ngrirjen e 112 milionë eurove të fondeve IPARD III për fermerët);
2. Një interpelancë urgjente për hetimet mbi çështjen e njohur si rasti 'Aruba', që lidhet me hetimet e antimafies italiane, ku ka fakte për takime të anëtarëve të qeverisë shqiptare me grupe kriminale, lidhje me pastrimin e parave. Edhe kjo u bllokua;
3. Programin politik 4-vjeçar të qeverisë, debatin më të rëndësishëm, i cili duhej të zgjaste 1,500 minuta, por u mbyll në vetëm 28 minuta. Nuk na u lejua të flasim. Qytetarëve iu mohua e drejta kushtetuese për t’u informuar;
4. Gjithashtu, 15 orë debat mbi raportet e institucioneve të pavarura u refuzuan.
Pra, parlamenti nuk funksionon dhe nuk garanton të drejtat e opozitës.
Kemi nevojë për ndihmën tuaj për të ushtruar presion mbi autoritetet shqiptare, që të rivendosin funksionalitetin e institucioneve dhe të rikthejnë balancat e pushteteve në Shqipëri.
Dua të theksoj edhe një çështje alarmante: rritjen e pastrimit të parave me burim kriminal, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri.
Nuk e them këtë si përfaqësuese e opozitës që kërkon të sulmojë qeverinë, por sepse është një problem i madh kombëtar dhe rajonal.Sipas Raportit të vitit 2025 të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri fondet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, dominojnë ekonominë, shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e ndershme.
Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë ngrihen kulla luksoze e moderne, ndërkohë që qytetarët po emigrojnë.Shikoni kulla të bukura e moderne, por gjysma e tyre janë bosh.
Nga 4 miliardë euro të shpenzuara në ndërtim, vetëm 800 milionë kanë kaluar përmes bankave; pjesa tjetër 3.2 miliardë euro, ka ardhur nga flukse të paligjshme parash në dorë.Çdo leje ndërtimi në vend firmoset personalisht nga Kryeministri.
Kemi prova dhe fakte që shumë nga këto leje, të dhëna para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, janë akorduar për anëtarë të grupeve kriminale, kartele droge dhe trafikantë të dënuar.Të dashur kolegë, ky nuk është një alarm që vjen vetëm nga opozita në Shqipëri.
Është një çështje europiane, sepse këto para që pastrohen në Shqipëri do të përdoren më pas në vendet tuaja, do të ndikojnë konkurrencën e ndershme dhe do të kenë pasoja të mëdha në ekonomitë tuaja.Prandaj, ajo që po kërkoj është një mision urgjent verifikimi në Shqipëri.
E di që e keni planifikuar, por kemi nevojë që të vijë sa më shpejt, që të mund të flisni me njerëzit, të shihni faktet dhe të krijoni bindjen tuaj.
Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt autokracisë, dhe duhet ta ndalim tani, përpara se vendi të humbasë edhe më shumë trurin e vet, qytetarët dhe demokracinë”,-deklaroi Vokshi./CNA
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi sot se ...
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi,...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur deklara...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se përdorimi i protestës p...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për...
Gjykata Kushtetuese një ditë më parë pranoi kërkesën e pre...
Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet Konferenca e Kryetarëve k...
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video mesazh në nisje t...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka qenë pj...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, i cili mbështetet nga op...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Një mesazh i dërguar aksidentalisht nga kreu i Grupit Parl...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Një diskutim me tone të larta është zhvilluar mes deputeti...
Rezoluta për genocidin serb në Kosovë, e cila ngjalli deba...
Në seancën e sotme plenare, është miratuar me 73 vota pro ...
Pas një ndërprerje disaminutëshe seanca ka rinisur me daba...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon do të zhvilloj...
Zbardhen parashtrimet e Këshillit të Ministrave në Gjykatë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...