"Serbët në Leskovc thërrisnin Berisha"/ Kreu i PD-së i përgjigjet Ballës: Slogani motivoi Kombëtaren shqiptare të fitonte
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur deklara...

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Këlliçi u shpreh se mazhoranca po tenton të ndalojë opozitën të diskutojë në Kuvend lidhur me çështjet dhe problemet kryesore të qytetarëve.
“Mos harroni se në seancën e dytë ndodhi i njëjti skenar për të ndaluar opozitën të fliste për çështjet kryesore dhe problemet e drejtësisë. I njëjti skenar për të parandaluar opozitën, ndodhi dje në Kuvend, sapo erdhi momenti të diskutohej ligji më kryesor për vendin në këto 4 vite, ai i mbetjeve.
Ne jemi të qartë për tentativën e kësaj mazhorance dhe kryetarit të Kuvendit për të pamundësuar deputetët e opozitës që së seancën e ardhshme në datën 27, t'u drejtojnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, dje patëm një tentativë për të modifikuar mënyrën se si drejtohen pyetje. Për këtë arsye unë u kam paraqitur Peleshit dhe Ballës katër modele të parlamenteve europiane se si drejtohen pyetje në seancë”, tha Këlliçi.
Ndërkohë lidhur me tri kërkesat e opozitës që u diskutuan sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputeti i PD-së tha se mazhoranca kërkoi kohë për ndryshimet dhe vendimmarrjen e grupit të tyre parlamentar lidhur me ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “McGonigal”, komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe mocionin me debat për Onkologjikun.
“Për ngritjen e Komisionit hetimor për 'McGonigal', mazhoranca kishte një mendim ndryshe për një tekst alternativ, ndryshe nga PD. Ne do të presim tekstin e tyre alternativ për t'u dorëzuar pranë Kuvendit për të parë ndryshimet që ata propozojnë lidhur me kërkesën tonë. Për herë të parë u publikua në media një foto e Ramës me McGonigal në 2017.
Së bashku me kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit, është rënë dakord të kalojë në seancën e datës 30 tetor. Ne kemi depozituar kërkesat tona, dhe mazhoranca ka rënë dakord të sjellë ndryshimet që ata propozojnë. Nuk pati asnjë debat dhe pritet a do të vijnë me një tekst alternativ mazhoranca.
Për mocionin me debat për Onkologjikun edhe kjo nuk ka marrë vendim final nga mazhoranca, të cilët kërkuan më shumë kohë, deri të hënën nga kreu i grupit të PS-së. Kemi kërkuar mocionin me debat për një situatë kaq të rëndë dhe të ndjeshme për qytetarët. Kjo është çështje përtej partive politike. Kështu për kerkesën e tretë është kërkuar më shumë kohë nga PS për vendimmarrje", tha Këlliçi. /CNA
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur deklara...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se përdorimi i protestës p...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për...
Gjykata Kushtetuese një ditë më parë pranoi kërkesën e pre...
Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet Konferenca e Kryetarëve k...
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video mesazh në nisje t...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka qenë pj...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, i cili mbështetet nga op...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Një mesazh i dërguar aksidentalisht nga kreu i Grupit Parl...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Një diskutim me tone të larta është zhvilluar mes deputeti...
Rezoluta për genocidin serb në Kosovë, e cila ngjalli deba...
Në seancën e sotme plenare, është miratuar me 73 vota pro ...
Pas një ndërprerje disaminutëshe seanca ka rinisur me daba...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon do të zhvilloj...
Zbardhen parashtrimet e Këshillit të Ministrave në Gjykatë...
Nuk ka duruar dot Gazment Bardhi! Njeriu që gëzon rëndom ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...