PS në lëvizje, në kërkim të zëvendësuesit të Ballës si kreu i grupit
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka diskutuar gjatë ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj Taulant Ballës, i cili është emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm.
Berisha, në deklaratën e tij për mediat, shprehet se Balla është politikani më i inkriminuar, duke e akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vrasje mafioze dhe shumë krime të tjera.
Deklarata e Sali Berishës
Në grahmat e fundit të regjimit të tij, Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, emëroi në krye të Ministrisë së brendshme Taulant Ballën, njeriun më të lidhur me bandat e Elbasanit, Lushnjes, Lirbazhit, Cërrikut, Shkodrës dhe Fushë-Krujës.
Pas ngjarjes horror, në të cilën anëtarët kryesorë të klanit më të egër mafioz të Shqipërisë se Mesme, Rrajat e partisë të lidhur direkt me Edi Ramën dhe Balln, keqtrajtuan shtazërisht Bilbil dhe Jashar Majën, Edi Rama regoi si një padrino.
Ai, në përputhje me kodin e mafias, nuk dënoi me asnjë fjalë të vetme barbarinë, aktin horror të klanit mafioz të Rrajave të tij, por urdhëroi me Twitter, shkarkimin e ministrit të familjes, Çuci dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës dhe dorëzimin e kumbarës së klanit Rraja, deputet shumë i vlerësuar nga Edi Rama.
PD deklaron se Taulant Balla është politikani më i inkriminuar, më i akuzuar në 32 vite për lidhje konkrete, direkt të fuqishme me trafikun e drogës, vrasjet mafioze dhe krime të tjera.
Balla është politikani i akuzuar publikisht dhe me dokumente zyrtare si deputet që ka të regjistruar mbi 50 udhëtime me pasaportën e tij diplomatike jashtë vendit, për mburojë të veprimtarisë së supertrafikantit ndërkombëtar dhe njërit prej eksponentëve kryesorë të Bandës së Lushnjes, Edmond Begos.
Balla është politikani kryesor i akuzuar me zë dhe figurë në sallën e gjyqit se është ai i implikuar në masakrën e Elbasanit të vitit 2016, ku në përleshje mes bandave rivale u vranë 3 persona dhe u plagosën shtatë anëtarë.
Po në sallën e gjyqit ai është denoncuar si njeriu që ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, pasi ai kishte në dorë dhue do i publikonte regjistrimet zyrtare që provonin implikimin e Taulant Ballës në lidhje me masakrën e Elbasanit.
Ministri i ri i Brendshëm i Edi Ramës, Taulant Balla, është i faktuar se në zgjedhjet prillit 2021, më datë 21 prill kishte angazhuar për blerjen e votave në Elbasan, trafikantin Mehmet Greca, të dënuar me 7 vite në Britani për trafik kokaine. Ai bashkë me prokurorin Shehu dhe Ardi Veliun, manipuluan ngjarjen ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë në Elbasan.
Balla është i lidhur direkt me veprimtarinë ekonomike kriminale dhe fitimit të qindra milionë lekë publike nga kompania e Gentian Sharrës, bashkëpunëtor i Talo Çelës dhe pjesëmarrës në masakrën e vitit 2016 dhe grabitjen e Rinasit.
Balla është politikani i inkriminuar, i lidhur kokë e këmbë me vbandën e trafikantëve dhe vrasëse Rrraja të Fushë-Krujës. Ai është personi i akuzuar nga oficeri Emiljhano Nuhu për ndërhyrjre direkte në komisarit për lirimin me forcë të kriminelit Rexhep Rraja, sot në kërkim, djalit të deputetit spocialist, Rrahman Rraja, i cili ishte arrestuar pasi kishte torturuar vajzën e pambrojtur Xhisiela Maloku.
Ai me Edi Rarmën, pas lirimit të kriminelit, kërcënuan dhe sulmuan me egërsi oficerin Nuhu, duke e detyruar të largohet nga vendi dhe të kërkojë azil.
Me emërimin e Ballës, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri komnëtar dhe tjetri ndërkombëtar.
Balla është i akuzuar në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat Toyota Yaris. Ai këtë akuzë të bërë nga Lulzim Basha e ka mbyllur në Shqipëri, por jo në belgjikë ku hetohet bashkë me akuzuesin e tij.
Balla është thirrur disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e tij korruptive për dhënien e paligjshme të tenderave te kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës.
PD deklaron se Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin,drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar.
Edi Rama po i garanton organizatat kriminale dhe lidhjet e tij të faktuara me kartelet e Sinaloas se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave./ CNA
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka diskutuar gjatë ...
Kryeministria do të dorëzojë në Presidencë propozimet për ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me homolog...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bash...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri...
Në qarqet mediatike ka filluar të qarkullojë gjerësish...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Deputeti i zgjedhur me 362 vota, Petrit Vasili, ka reagua...
Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u shkarkuar vet...
Deputeti i PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të kr...
Zyra e shtypit të Fredi Belerit ka reaguar në lidhje me do...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së vulës, Gazment B...
Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja pak më parë ka dhënë dorëh...
Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen pa...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me ko...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me publikun në ...
Gazetari Hysni Gurra ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit ...
Shkolla “Xhezmi Delli” është një tjetër shkollë që i shtoh...
Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri kërkon që ministri i Br...
Konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama me president...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...