“Gëzimi i fitores ka filluar të vijë”/ Këlliçi: Qytetarët kanë shpresë për ndryshim
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ndodh...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka shpërndarë një mesazh të posaçëm për bashkatdhetarët shqiptarë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar si votues për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në mesazhin e tij, Balla kujtoi se prej më shumë se një jave ka nisur shpërndarja e fletëvotimeve përmes operatorit postar DHL, ndërsa një e treta e tyre tashmë ka mbërritur tek votuesit, sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ai theksoi rëndësinë e respektimit të afatit ligjor: vetëm fletët e votimit që mbërrijnë në Shqipëri deri më 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohen të vlefshme.
Për qytetarët në Greqi, ku për shkak të volumit të lartë të fletëvotimeve ka vonesa në shpërndarje, Balla sugjeroi që të paraqiten personalisht pranë pikave të shpërndarjes të operatorëve të DHL për të tërhequr zarfin.
“Për ata që ende nuk e kanë marrë dhe që shkruajnë e ankohen sepse nuk ka mbërritur ende fleta e votimit, kryesisht për vëllezërit e motrat tona në Greqi: Dua t’ju sugjeroj që do të ishte mirë që për të tërhequr fletëvotimin, për shkak edhe të numrit të madh të fletëvotimeve që janë në Greqi, të paraqiteni para pikave të shpërndarjes. Pra, të shkoni vetë ta tërhiqni, sepse duket se për shërbimet postare atje është e pamundur që kjo të kryhet në kohë.
Prandaj, në mesazhin që ju ka mbërritur nga operatori postar apo nga nënkontraktorët e tjerë të DHL në Greqi, ndiqni instruksionet e tyre dhe shkoni të tërhiqni zarfin që ju ka ardhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranë zyrave të këtyre nënkontraktore.
Ndërkohë, për ata që janë të pamundur, që janë në moshë apo kanë problematika të tjera, sigurisht përdorni telefonin.
Kontaktoni drejtpërdrejt në mënyrë që postieri të paraqitet pranë shtëpisë tuaj apo adresës që ju keni dhënë për ta tërhequr fletën e votimit,” deklaroi Balla.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën u bëri thirrje votuesve që kanë marrë fletën e votimit ta plotësojnë dhe ta dërgojnë menjëherë, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste dhe numrin 5.
Në fund të mesazhit, Taulant Balla shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që diaspora po i jep Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, duke theksuar aspiratën e përbashkët për ta parë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.
“Dua t’ju përshëndes të gjithëve, t’ju falënderoj me zemër për mbështetjen e madhe që po i jepni Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në rrugën tonë pa kthim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa dhe për ta parë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, duke ngritur flamurin tonë në oborrin e Bashkimit Europian mes Brukselit.”/ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ndodh...
KQZ ka publikuar një informacion për të gjithë zgjedhësit ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha do të udhëtojë drejt Korçës, pa...
Kryeministri Edi Rama vijon lajthitjet në takimet e tij el...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Luli Basha ka bërë një reagim për deklaratat e Edi Ramës, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pran...
Në një tjetër qëndrim publik, kryeministri Edi Rama vazhdo...
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Grigels Muçol...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mëngjesin e sotëm...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Nga Kavaja, në takimin me qytetarët, Sekretari i Përgjiths...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për deklaratat e bëra ditët e...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në "Syri TV" në emisonin “Kaf...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në "Syri TV" në emisonin “Kaf...
Arkitektja Orgeta Lika ka shprehur mbështetjen e saj për k...
Televizioni në ortakëri me inceneratorët Top Channel ka sh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi i ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...