Zgjedhjet e 4 gushtit/ Rrëzohet kërkesa e Belerit
Të martën, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën ...

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, denoncoi sot nga selia blu se kryeministri Edi Rama po çon në Himarë "votues strategjikë", oligarkët që jetojnë disa javë aty, me qëllim që të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 4 gushtit.
Kaso theksoi se lista përfundimtare e zgjedhësve, e prillit 2023, është fryrë duke e shtuar me 311 votues listën përfundimtare të korrikut 2024.
"I bëjmë thirrje Komisionerit të Zgjedhjeve të monitorojë dhe raportojë për situatën dhe organizatat partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë", u shpreh Kaso.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë:
Edi Rama dhe Vangjel Tavo po importojnë nga Tirana, Vlora dhe Fieri banorë dhe votues "part time" për të manipuluar, edhe njëherë tjetër, zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Duam t’u bëjmë me dije publikut dhe autoriteteve përkatëse se lista përfundimtare e zgjedhësve, e prillit 2023, është fryrë duke e shtuar me 311 votues listën përfundimtare të korrikut 2024.
Këta alienë nga planeti patronazhist i Ramës, pa lidhje me Himarën, janë regjistruar për të mundësuar një rezultat të favorshëm, për t’ia dhënë në tavë zgjedhjet Tavos së Ramës.
Këta 311 të transferuar në Bashkinë Himarë janë si më poshtë:
90 nga Bashkia Tiranë;
68 nga Bashkia Vlorë;
43 nga Bashkia Sarandë;
17 nga Bashkia Fier;
Etj.
Në total, duke pasur parasysh (i) transferimet, (ii) votuesit për herë të parë, (iii) ndarjet nga jeta, diferenca e numrit të zgjedhësve, nga lista e prillit 2023 në listën korrik 2024 është 252, në harkun kohor të një viti.
Ndërkohë, në harkun kohor të dy vjetëve 2021-2023, numri i zgjedhësve në këtë bashki është ulur me 8 zgjedhës.
Janë 157 raste të zgjedhësve me të njëjtin kod vendbanimi (brenda trungut familjar) që votojnë në QV të ndryshme, ndërkohë që ky numër ka qenë 32 për zgjedhjet e 14 majit (lista e prillit 2023).
Ky krahasim mjafton për të kuptuar se shtimi është artificial dhe është bërë me synime të manipulimit paraprak të rezultatit të zgjedhjeve në Himarë.
I trembur nga pësimi i vitit të shkuar me Fredi Belerin dhe më shumë pas alternativës së Petro Gjikurisë që koalicioni opozitar u ofron zgjedhësve të Himarës, një shqiptaro-amerikan të ndershëm, Edi Rama ka porositur oligarkët e tij në rezortet e Jonit që të regjistrojnë kë të mundin si votues në Himarë.
Pas ‘investitorëve strategjikë’ të shpikur nga rrethi i ngushtë për të betonizuar Bregun, Rama po dërgon në Himarë ‘votues strategjikë’, të dalë nga rrethi i oligarkëve të tij.
Biznesmenë shakaxhinj dhe gaztorë të oborrit të Ramës që jetojnë në Palasë apo Dhërmi për disa javë në verë, do të vendosin se kush e qeveris Himarën.
Dhe, kush më mirë se Tavo i Edit mund t’i mbajë ata në tavën e benefiteve, nga të cilat përfitojnë ata dhe humbasin himarjotët.
I bëjmë thirrje Komisionerit të Zgjedhjeve të monitorojë dhe raportojë për situatën dhe organizatave partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë.
Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, janë të sigurt në fitoren e Petro Gjikurisë, një kandidati për Himarën e himarjotëve, jo oborrtarëve të Ramës, pushtues të vijës së parë të bregdetit jonian./CNA
Të martën, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën ...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri,...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsër...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar SPAK...
Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi...
Ish-ministri Mbrojtjes, i emëruar ditën e djeshme si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mbledhje me...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka përgënjeshtruar C...
Lulzim Basha, kryetari pa parti komentoi këtë të hënë ...
Një “shuplakë” për partitë politike ka ardhur nga Inst...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka hartuar kurbën...
Kongresi ku Veliaj nuk mori asgjë dhe humbi gjithçka ...
Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë krimina...
Sot, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeve...
Kryeministri Edi Rama denoncoi për “tradhtarë” brenda ...
Media greke “Popaganda” u ka kushtuar një artikull pro...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...