Balluku jep lajmin/ Dikasteri i ri brenda ministrive, zbulohen detajet
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, zë...

Deputeti Flamur Noka ka denoncuar se qeveria po bën gjithçka për të fshirë të dhënat në sistemin TIMS, pasi është e implikuar kokë e këmbë në dosjen “Metamorfoza”.
Sipas Nokës, Rama ka angazhuar për të fshirë gjurmët e Ervin Muçës që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, numrat e telefonave etj., në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit.
Deputeti Noka nënvizon se qëllimi ishte fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.
“Fshirja e gjurmëve të krimit do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni 'Metamorfoza' në sistemin TIMS. PD u bën thirrje SHBA-së dhe vendeve partnere të ndërhyjnë urgjentisht!
Paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës.
Çdo gjë për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organizuar me pushtetin dhe majat e tij.
Mënyra më e mirë për të fshirë gjurmët është magazina e të dhënave, apo databaza, dhe sistemi TIMS është vetëm një prej sirtarëve në depon e madhe të informacionit.
Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, nr. e telefonave etj., në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni 'Metamorfoza' në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.
Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkaterrimi i të dhënave, sepse tek ato të dhëna është fundi i Qeverisë.
Shërbëtori i Edi Ramës dhe bandës së tij, Ervin Muça kaloi nga Tatimet te Policia, edhe pse ai ishte në krye të vjedhjes së të dhënave të 630 mijë shqiptarëve nga databaza e Sistemit Cats të tatimeve.
Dy vartës të tij u dënuan me shërbim prove, ndërsa Muça u gradua sepse e priste një detyrë e re kur të vinte koha”, theksoi Noka.
Më tej Noka shtoi se Ervin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar.
“Ervin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar. Veliu është ushtari i Ramës që inskenoi bllokimin e Komisariatit nr, 3 ku ndodhen serverat e policisë. Kjo vjedhje e kryqëzuar dhe e organizuar, detyroi me të drejtë, ambasadën amerikane të ndërhynte.
Por jo Prokurorinë, jo SPAK-un, jo drejtësinë e rilindur të partisë së punëve të zeza dhe socializmit antishqiptar.
I vetmi angazhim shtetëror kane qenë kërcënimet ndaj ekspertit të IT, Gent Progni, që e zbuloi dhe e publikoi këtë batërdi, këtë hedhje në erë të të dhënave, kufijve dhe databazës së shtetit shqiptar.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë bashkim forcash për të fshehur të vërtetën, për të rrënuar shtetin, dhe u bën thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA-në, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo. Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Cdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëtor që i ka duar në të dhëna sensitive”, tha Noka./ CNA
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, zë...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas mbledhje...
Arif Rexhmati, një nga kandidatët e propozuar për të garua...
Kryeministri Edi Rama në një dalje publike sot së bashku m...
Në datën 27 gusht do të zhvillohen Primaret, nga ku do të ...
Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ish-kryeministri Sali Be...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë një "shuplakë" të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin duke ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të s...
Largimi i 4 turistëve pa paguar nga një restorant në B...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për vatrën e...
Qeveria do të hartojë një paketë të re ndëshkimesh drastik...
4 ditë më parë u mbajt një protestë në mbështetje të k...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli këtë të premte për ...
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të fortë k...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe një herë në m...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet që do të mb...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë bilancin e zja...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...