Zjarri masiv në Porto Palermo/ Peleshi: Helikopteri Cougar dhe 40 efektivë, në luftë me flakët
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për vatrën e...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për deklaratën e bërë dje nga kryeministri Edi Rama në lidhje me arrestimet për koncesionin e sterilizimit, ku kreu i qeverisë përgëzoi SPAK-un.
Berisha thotë se Rama e dekoroi dje SPAK-un me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë për shpëtimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga burgu.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai ka rreshtuar ato që i cilëson shkelje të Ilir Beqajt dhe shprehet se falja e këtij të fundit është goditja më dëshpëruese për qytetarët.
Deklarata e plotë:
Rama dekoron Skapin me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë!
Motivimi: treguan guxim të jashtëzakonshëm shpëtimin e Beqjës së tij nga qelia!
Lumë ne që kemi Skapin të na shpëlajë krimet tona!
Të dashur miq, Edi Rama doli para mediave dje shend e verë për të festuar krenarisht shpëtimin nga Skapi i Partisë të Ilir Beqjës nga burgu pas arrestimit të 8 zyrtarëve dhe një biznismenit për aferën korruptive të sterilizimit. Gëzimi i papërmbajtur i Ramës ishte logjik, mbasi falja e Beqjës, jo vetëm shpëtimin e parave që kanë ndarë së bashku në vjedhjen e dytë të shekullit, por shënonte truimfin e kontrollit të tij total me Skapin e Partisë dhe funksionimin e përsosur të platformës së tij të kokave të turkut për publikun. Falja Beqjes ishte goditja më dëshpëruese që ju dha besimit të atyre që prisnin drejtësi për vjedhjen e dytë të shekullit mbasi firma e zezë Ilir Beqjës është në tre nga katër PPP e kësaj vjedhje e cila me çmimet minimale ju kushton zyrtarisht shqiptarëve 450 milion euro ndërsa me çmimet e hajnisë do kushtojë 900 milion deri në 1 miliard euro.
Hajduti Ilir Beqja ishte i pafalshëm sepse në aferën e sterilizimit ai është përgjegjësi absolut mbasi është personi që në kundërshtim flagrant me ligjet ka:
1- firmosur për hapjen e koncesionit të sterilizimit.
2- firmosur pikëzimin e kompanive pjesëmarrëse në garë duke i dhënë kompanisë së tij me Ilir Rrapajn të themeluar vetëm 1 muaj më parë me gjithsej me 1 mijë euro kapital, dyfishin e pikëve në krahasim me rivalin e tij në garë. Shtoj këtu se në një qeveri të vërtetë kurrë ministri nuk mund të merret me pikëzimin. Kjo ndodh vetëm në shpellën e Ali Babas apo Edi Ramës.
3- firmosur kontratën antiligjore të koncesionit me të cilën është rritur 3-6 herë kostoja e sterilizmit duke grabitur spitaleve dhjetra e dhjetra milion euro. Por me kriminalja duke dënuar me vdekje dhe qindra e qindra të sëmurë që mbeteshin pa u operuar sepse spitalet nuk përballonin dot pagesat që duhet t’i bënin kompanisë gjakpirëse Beqja-Rrapaj.
4- ka firmosur faljen kompanisë së tij Beqja-Rrapaj të aparturës ultarmoderne të sterilizimit të blerë me fonde publike në fillim të vitit 2013 sëbashku me ambjentet e reja për këtë procedurë.
Perveç këtyre Beqja ka fshehur ndaj komisionit parlamentar dhe deputetëve dosjen e krimit të tij.
Së fundi SPAK ka faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se Beqja, Rrapaj, Rjepaj ishin një bandë hajdutësh mafioz të pamëshirë të pandarë që lëviznin së bashku brenda dhe jashtë vendit.
Por me gjithë këto përgjegjësi ligjore dhe penale të rënda të Beqjës, guximtarët e partisë në Skapin e saj vendosën ashtu siç thotë Old Majer: Beqja nuk ka ngënë dardha të prishura dhe pikë, nuk e luan as topi.
Këta fanatik të Partisë nuk mund të harronin kurrë mundin e madh të Edi Ramës në daljen zot, mbrojtjen nga Edi Rama me pinca dhe gërshërë të thyera në dorë, nga studio në studio të kompanisë Beqja-Rrapaj. Ata insanë se në të tjerët janë! Edhe ata kishin dëgjuar se Beqja qerrataj thoshte poshtë e përpjetë nën zë se vllajo kjo vjedhje është, por paratë nuk i kam marrë une por… dhe ngrinte sy dhe vetulla lartë!
Për të gjithë këtë sukses Rama i papërmbajtur shpertheu i mallëngjyer dje nga gëzimi dhe klithi i ngazëlluar: Lumë si ne që krijuam Skapin për të shpëlarë krimet tona dhe vendosi t’i dekorojë skapistët e tij kamikazë me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë. #sb/ CNA
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për vatrën e...
Qeveria do të hartojë një paketë të re ndëshkimesh drastik...
4 ditë më parë u mbajt një protestë në mbështetje të k...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli këtë të premte për ...
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të fortë k...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe një herë në m...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet që do të mb...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë bilancin e zja...
Lulzim Basha, njeriu i cili fjeti gjumë për një periud...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte disa pamj...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka zbërthyer dok...
Policia ka proceduar penalisht 3 persona për 3 raste të nd...
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili...
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpë...
Pas protestës së një dite më parë kryeministri Edi Rama i ...
Lulzim Basha ka lëshuar zëdhënësen e tij, Mirela Karab...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi këtë të diel Lulzim B...
Kryeministri Edi Rama u zhfaq mbrëmjen e djeshme në st...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...