E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh të enjten nën drejtimin e kryparlamentarit Niko Peleshi, në një seancë plenare shumorëshe, të mbushur me diskutime dhe votime.
Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026, Peleshi njoftoi se, në Konferencën e Kryetarëve në dt. 7 prill, nuk pati mirëkuptim për caktimin e datës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progres-raportit të Komisionit Europian.
Pas votimit në seancë, Kuvendi miratoi zhvillimin e mocionit me debat, më 14 maj.
Në vijim të njoftimeve, Peleshi bëri me dije një kërkesë të një grupi prej 7 deputetësh të Grupit parlamentar të PD për interpelancë me Kryeministrin për dhënie informacioni lidhur me vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, kërkesë e cila u rrëzua me shumicë votash.
Kuvendi njoftoi gjithashtu për kërkesën e një grupi prej 36 deputetësh të Grupit Parlamentar të PD-së për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit "Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndëve djegëse". Pas votimit kërkesa u rrëzua me shumicë votash.
Pas zhvillimit të interpelancës me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe punimet plenare vijuan me një seancë pyetje-përgjigjesh me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
Seanca vijoi me shqyrtimin e dy projektligjeve dhe tri projektvendimeve, përkatësisht;
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” u miratua me 76 vota pro 26 kundër 0 abstenim.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar” u miratua me 76 vota pro 27 kundër 1 abstenim.
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore” u rrëzua me 28 vota pro 75 kundër 0 abstenim.
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e AKSH, për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s” u rrëzua me 28 vota pro 76 kundër 0 abstenim.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë” Znj. Olta Rushaj propozohet anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u miratua me 74 vota pro 26 kundër 3 abstenim./CNA
Politologu Afrim Krasniqi komentoi sot nismën e Partisë So...
Politikani Dashamir Shehi deklaroi se një ndryshim i munds...
Dy seanca më parë ngrita një shqetësim shumë madhor që lidhe...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi tha sot se mbledhja e sotme e...
Mbrëmjen e kësaj së enjteje, gjatë seancës plenare në Kuve...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se korrupsioni nuk është në s...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri e cilësoi seancën...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetar...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha sot se vendimi i ndë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha sot se...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi akuzoi sot kryeministri...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në Asamblenë e PS...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Luçiano Bo...
Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për degët në ...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, akuzoi sot mazhorancëm se...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend për p...
Gjatë zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend, ministrja e...
PD ka kërkuar në Kuvend uljen e çmimit të naftës dhe kriji...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot përballjen e kohëve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...