Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Gjatë zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në një seancë pyetje-përgjigje të kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho, sqaroi sërish për publikun, ndryshimin ligjor përmes një shtese në ligjin e arsimit parauniversitar që u garanton trajtim të barabartë financiar 6,761 punonjësve arsimorë të punësuar përpara sistemit të Bolonjës.
“Çështjet që sapo u ngritën, janë zgjidhur që në fillim të muajit mars, ku me votëbesimin e kësaj salle, miratuam ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhej pikërisht me një padrejtësi do të thoja të krijuar ndër vite në trajtimin financiar të një kategorie mësuesish.
Bëhet fjalë për ata që janë punësuar përpara datës 1 mars 2017, me kohë të plotë dhe pa afat, dhe që zotërojnë diploma të cilat, për shkak të kohëzgjatjes së programeve të studimit, nuk ekuivalentoheshin me 8 semestra sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Dua të siguroj se përmes ndryshimit ligjor, janë 6,761 punonjës arsimorë që përfitojnë trajtim të barabartë në raport me kolegët e tyre, duke i dhënë fund një hendeku të padrejtë në sistemin e pagave.
Dhe për ta vendosur në kontekst: ky hendek u bë më i dukshëm pas rritjes historike të pagave që ndërmorëm si qeveri. Në korrik 2024, për herë të parë, paga mesatare e një mësuesi arriti në rreth 950 euro”, tha ministrja Kumbaro.
Gjithashtu gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit sqaroi angazhimin e ministrisë për ta adresuar këtë çështje menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Që nga dita e parë, Ministria e Arsimit ka qenë e angazhuar për ta zgjidhur këtë çështje. Por ndërkohë, ajo u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga një grup interesi, duke sjellë një bllokim të përkohshëm deri në vendimmarrjen e kësaj gjykate.
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne e rimorëm këtë çështje me prioritet dhe punuam bashkë me stafin e Ministrisë së Arsimit gjatë muajve të fundit, por edhe në koordinim me deputetët e Kuvendit dhe të Komisionit për Edukimin, ku dua të falënderoj edhe kolegen Evis Kushi. Dua të shpreh gjithashtu mirënjohjen për partnerët tanë në këtë proces—Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë dhe Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës—të cilat kanë qenë pjesë e rëndësishme e këtij dialogu”, vijoi ministrja.
Ministrja theksoi gjithashtu gjatë komunikimit në Kuvend se nga muaji janar i këtij viti, procesi i indeksimit të pagave me 2.5% ka nisur dhe është reflektuar tashmë në pagat e mësuesve dhe të gjithë stafit të sistemit parauniversitar.
“Janë rreth 30 mijë mësues dhe punonjës pjesë e aparatit të Ministrisë së Arsimit që përfitojnë nga ky proces i indeksimit.
Ndërsa së bashku me edukatorët, me kujdestarët e konvikteve, instruktorët, psikologët, punonjësit socialë, pra me të gjitha figurat që janë pjesë e pandashme e sektorit të arsimit – pavarësisht nëse varen direkt apo jo nga Ministria e Arsimit – është mbi 36 mijë punonjës.
Sa u takon mësuesve, ky proces është zbatuar në mënyrë të unifikuar në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.
Në çdo rast, rritja është reflektuar pa përjashtim, me të gjitha shtesat përkatëse, duke garantuar trajtim të drejtë dhe korrekt për çdo mësues në të gjithë vendin”, përfundoi ministrja./ CNA
PD ka kërkuar në Kuvend uljen e çmimit të naftës dhe kriji...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot përballjen e kohëve...
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka treguar këtë të mërk...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se është i disponue...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në kompleksin indu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Asambleja e...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, i prani...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ...
Kryetarja e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës...
Pranvera Skana ka marrë detyrën si zëvendësministre e Mini...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur p...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se protesta...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka thumbuar deputetin so...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur për vendimin e ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, ...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Komisioni i Ligjeve diskutoi projektligjin për parandalimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...