E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka bashkëpunuar me krimin e organizuar që në kohën ishte nën drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bylykbashi i lidhi akuzat me sektorët kryesorë të apstrimit të parave, duke u ndalur te ndërtimet dhe kullat e shumta në kryeqytet.
Sipas demokratit, qeveria shqiptare ka fitim të drejtpërdrejtë nga të gjitha kontratat që jepen për ndërtime në vend.
“Tani nuk ka njeri që nuk e ka kuptuar këtë gjë prej vitesh tashmë në Shqipëri, edhe ju e kuptoni dhe ju e dini shumë mirë që është një nga sektorët kryesorë të pastrimit të parasë, krimit të organizuar. Para disa vitesh, po t'ju kujtohet, u hap një çështje ku nxirrte që Ndrangheta italiane kishte futur këmbët në Shqipëri. Ishte një operacion i cili në Itali u njoh me emrin Basso Profilo. Profili i ulët. Sepse në konceptin e krerëve të asaj organizate, pjesë të Ndranghetës, ishte që ta mbajmë profilin e ulët të mos dukemi. Dhe në Shqipëri ishin me një dyqan të vogël që shisnin veshje pune, por në fakt projektet i kishin shumë të mëdha për t'u lidhur me shtetin apo përtej.
Në një nga bisedat e interceptuara ishte që këta personazhe të organizatës mafioze, që është më e madhja në botë, më e pasura, më e rrezikshmja, më pas, sipas prokurorit antimafia Gratteri, vjen mafia shqiptare. Këta personazhe thonin, njohim, kemi gjetur një në Tiranë që ka nja dy leje për kulla të larta, i duhen para, nuk ka, duket me interes. Pra ishte shumë e qartë, bëhet fjalë për investim dhe pastrim të parave të mafias në sistemin e në sektorin e ndërtimit, në mënyrë specifike atë të kullave që kanë mbushur Tiranën.
Këto kulla që shihni ju sot, se mos kuptojmë ne se janë si rasti i këtyre porteve që kujt i teket, dalin. Po të shihni, ka një përmbledhje, duhet ta ketë në zyrë kryeministri, të projekteve të konkurseve të qendrës së Tiranës të viteve 2005-2007. Po thuajse të gjitha këto kulla i shihni atje. E ka pasur idenë e qartë shumë ai, se çfarë do të bënte. Dhe nuk ka një çudi që në Shqipëri edhe kur ishte kryetar bashkie, bashkëpunimin e kishte me krimin e organizuar, po jo të këtij niveli që është sot. Sepse sot ne po flasim me nivele krejt të tjera, ne po flasim për kartele. Në Durrës është karteli më i madh i kokainës në rajon. Ka ulur çmimin e kokainës. Në Elbasan është një nga kartelet më të fuqishme të heroinës. E me radhë e me radhë. Të koordinuara me një zëvendëskryeministër të krimit të organizuar, i cili sot është gjoja në kërkim, por në fakt nuk është në kërkim. Tani, nuk ka njeri që nuk e din që tashmë dihet që në Tiranë janë 50.000 apartamente bosh.
Por gjithashtu ta thonë, pra ky sukses i jashtëzakonshëm prodhon që ndërtohen dhe këto, nuk shiten. Po kush i blen nga tre, katër, pesë mijë euro metri katror nëpër kulla? Kush e bën këtë? Çiftet e reja nuk kanë mundësi. Po as kushdo, edhe një që ka para thotë, prit një sekond se nuk është shaka. Tre, katër, 5.000 euro metri katror, ti investoj për një apartament 100 metra katror, të harxhoj gjysëm milioni euro në mes, Tiranës, në fakt është mesi i Parisit. Sado ne mund ta duam këtë gjë, nuk është njësoj. Atëherë, ka njerëz që të thonë dhe këtë gjë, që nëpër hyrjet e këtyre kullave gjen edhe roje sigurie speciale. Pse? Se ta thonë dhe arsyen pse. Ka aty apartamente të cilat janë ding me euro, me euro të drogës. Ruhen që mos të shkojë njeri aty. Tani, këto janë punë për SPAK-un. Po këtë, këtë thonë njerëzit, që po ndodh. Po pse është vetëm në Tiranë kjo punë? Jo, nuk është vetëm në Tiranë. Kjo është kudo që mund të luajnë interesa.
Për shembull, kur unë isha nxënës gjimnazi, stadiumi i Durrësit ishte në fundin e qytetit. Sot nuk është më fundi, është diku, përsëri nuk është zonë aq e lakmuar. Kanë vendosur ta zhdukin stadiumin e Durrësit, se do ta marrin për të ndërtuar pesë kulla deri në 50 e ca kate shkojnë. Dhe po të kërkohet, ekziston fiks shprehja e Falkones, Ndiq paranë dhe do të gjesh mafian edhe aty. Por, meqë nuk kanë rënë dakord me sa duket me përqindjet, se interesi për të blerë kulla në atë zonë të Durrësit për të jetuar, nuk është zonë elitare, është. Është anulluar sërish procedura, është anulluar procedura për t'u rihapur, shihni kur të bjerë përqindja që përfiton shteti në këtë kontratë”,-tha Bylykbashi./CNA
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në Asamblenë e PS...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Luçiano Bo...
Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për degët në ...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, akuzoi sot mazhorancëm se...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend për p...
Gjatë zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend, ministrja e...
PD ka kërkuar në Kuvend uljen e çmimit të naftës dhe kriji...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot përballjen e kohëve...
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka treguar këtë të mërk...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se është i disponue...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në kompleksin indu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Asambleja e...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, i prani...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ...
Kryetarja e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës...
Pranvera Skana ka marrë detyrën si zëvendësministre e Mini...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...