web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehi: Ndryshimi i praktikës për parburgimin u shërben politikanëve që presin të dënohen

9 Prill 2026, 22:13, Politikë CNA

Shehi: Ndryshimi i praktikës për parburgimin u shërben

Politikani Dashamir Shehi deklaroi se një ndryshim i mundshëm i praktikës së paraburgimit në Shqipëri duhet t’u shërbejë qytetarëve shqiparë dhe jo politikanëve që kanë vite që presin të dënohen.

Shehi theksoi në një studio televizive se ka dyshime që një nismë e tillë të ketë prapavijë politike.

Sipas Shehit, e mira do të ishte që një shqyrtim i gjerë i çështjes të bëhej vetëm me synimin për të ndryshuar sistemin.

“E mira do të ishte t’i shërbente shqiptarëve. Se po aq sa janë në paraburgim janë edhe në burg. Në këtë moment dyshoj. Ndoshta s’ishte moment për t’u bërë. Se në paraburgim janë edhe këta njerëz që shqiptarët kanë vite që i presin të dënohen, janë politikanë. Dyshoj se do ketë edhe këtë një prapavijë politike. Janë rreth 4 mijë-5 mijë veta në paraburgim. Nuk është kaq i madh stoku në botë. Do ishte mirë po ta shihnin të gjithë, jo me grupe dhe në kohë të caktuara. Në paraburgim ka edhe persona të kapur me hashash. S’është problem, krahasuar me krime të tjera. Kjo duhet parë edhe për të ndihmuar sistemin”,-tha Shehaj./CNA





Lajmet e fundit nga