Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Kreu i demokratëve, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, u shpreh se taksapaguesit shqiptarë nuk do të paguajnë më për naftën dhe shoferët e zv/ministrave dhe drejtorëve, madje se këtyre te fundit do t’u hiqen edhe makinat.
"Në llokmat e unazës që ndërtohen me 15 mln euro kilometrin. Kurrë nuk do të ndërtohet me çmim më të madh se 3 mln euro. Për çdo kilometër do të kursejmë 12 mln euro. Dhe për kilometra që kanë mbetur do të kursejmë 120 mln euro.
O hajdutë, po keni turp e shtroni pyetjen se ku do të mirren. Ju do të ua marrim të gjitha, ju vidhni qytetarët o të paftyrë.
Janë 460 mln euro.
Prisni. Vetëm veturat e zëvendësministrave, veturat e drejtorëve, veturat e ndërmarrjeve publike shpenzojnë në vit, sipas të dhënave të fundit, 60 mln euro naftë. Që të gjitha do u hiqen, do të jepet një bonus për litrat e naftës vajtje-ardhje, të shkojnë me taksi apo makinë personave, por makinë dhe shofer nuk do të paguajë kurrë më taksapaguesi shqiptar.
U bënë tani, 520 mln.
Po ahengjet e administratës, e qeverisjes vendore, po ahengjet e ministrave, biftekë 1 mijë euro. Po dietat e tyre kur shkojnë dhe me pushime. Së bashku këto para xhepi të vjedhura, shkojnë së bashku 80 mln.
Miqtë e mi, ja ku u bënë 600 mln euro. 600 mln euro, mbajini mend ju lutem.
Unë mora vetëm këto rrugë këtu.
Por po të shkojmë tek rrugë e tjera.
150 mln euro kanë parashikuar për zgjerimin e rrugës Bradashesh-Rrogozhinë.
U garantoj ju se të paktën, minimumi 50 për qind është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ajo rrugë për tu ndërtuar nga e para me 4 korsi do të ndërtohej pa asnjë vështirësi me 80 mln euro.
Ndërsa për tu zgjeruar me të gjitha standardet për tu bërë me 4 korsi, ajo nuk kërkon më shumë se 60 mln euro. Ku do të shkojnë ato 90 mln të tjera. Ku do të shkojnë?
Tek qytetarët, tek pensionistët, tek rrogëtarët.
Miq! Ju lutem.
A u bënë pra 690 mln euro. Më falni më shumë.
Atëherë pra, kush thotë të vërtetën. Sali Berisha apo avoketërit e hajdutëve që kanë mbushur rrjetet sociale dhe gazetat, mediat e tyre se ku do ti gjejë ky paratë. Ja pra se ku janë paratë dhe janë paratë fiks në këtë buxhet.
Dhe nuk hiqet asnjë kilometër rrugë nga ndërtimi, asnjë shkollë nga ndërtimi, asnjë spital nga ndërtimi.
Por siç e patë ju, veç me rrugë e shpenzime u bënë 700 mln euro, të cilat teprojnë, shumë teprojnë mbi minimumin jetik 200 euro, mbi pensionin 200 euro, mbi bursën e studentëve, 200 euro.
Uluni me çdo shqiptar, uluni me çdo pensionist, uluni me çdo qytetar dhe u shpjegoni se ku do të mirren lekët për të vendosur pensionin minimal 200 euro, për të vendosur minimumin jetik 200 euro, për të vendosur rrogën minimale 500 euro."/CNA
Ish-kryeministri, Sali Berisha në daljen e tij të përn...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Telit...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do tëmblidhen nesër në ...
Petrit Vasili i Partisë së Lirisë ka reaguar për propo...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht ska...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamje nga aksi rrugor Kor...
Demokratët kanë vijuar reagimet kundër ndryshimeve për...
Javën që vjen pritet të vihet në funksion kampi për em...
Gjatës deklaratës së tij nga dritarja e banesës, kryed...
Kryedemokrati, Sali Berisha nis fushatën për zgjedhjet...
Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka bërë me dije se PD do t...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka sjell...
Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa nxjerr le...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka z...
Fatmir Xhafaj doli në emisionin “Opinion” në Tv Klan d...
Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi ka ...
Erion Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fo...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka akuzuar...
Andrea Mano, i cili pritet të marrë mandatin e deputet...
Kreu i PD-së Sali Berisha është tallur me ushtarin e Bashë...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...