Skandali McGonigal/ Meta “flet” me artikullin e CNN, trimërohet para Ramës
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar sërish lidhur me skand...

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë, ka akuzuar kryeministrin Rama si vendosës të monizmit në vend.
Berisha tha se kjo qeveri pas 10 vitesh ja doli të vendosë monizmin në Shqipëri, ja doli që kryeministri i vendit të vendosë nën kontroll të gjitha pushtete, si dhe të shndërrojë drejtësinë në një degë të ekzekutivit, si dhe arriti të vendosë nën kontroll edhe opozitën.
“Edi Rama ka shfrytëzuar korrupsionin, metoda të tjera në mënyrë që të luftojë në kundërshtim me çdo parim, çdo vlerë opozitën shqiptare”, tha Berisha.
Berisha theksoi më tej se Rama pati mbështetje të fuqishme të personave shumë të fuqishëm me të cilët projektoi shkatërrimin e opozitës.
“Shpreh mirënjohjen, falënderimin tim për ju, për të gjitha anëtarët e Lidhjes Demokratike të Gruas, që keni dhënë dhe jepni në përpjekjet e kësaj partie, për rivendosjen e pluralizmit politik. Kontributin që keni dhënë në të gjitha periudhat e vështira dhe të suksesit të saj.
Tani ne vijmë në një fazë të një rëndësie jetike për demokracinë dhe për vendin.
Për një seri shkaqesh, PD-ja prej 10 vitesh është në opozitë. Por ky dhjetëvjeçar solli një fatkeqësi të madhe kombëtare. Se një parti në opozitë mund të rrijë edhe 10-12 vite. Ndodh në vendet demokratike ku qeveritë perfomojnë. Por kjo qeveri pas 10 vitesh ja doli të vendosë monizmin në Shqipëri, ja doli që kryeministri i vendit të vendosë nën kontroll të gjitha pushtete. Ja doli të shndërrojë drejtësinë në një degë të ekzekutivit dhe për fatin më të keq të vendosë kontroll dhe mbi opozitën.
Në këto përpjekje, duhet ti themi gjërat haptas, ai nuk qe i vetëm. Në këto përpjekje për fatin më të keq, ai pati mbështetje të fuqishme të personave shumë të fuqishëm me të cilët projektoi shkatërrimin e opozitës.
Për fat të keq, këta persona kësaj here ishin nga partneri ynë kryesor, vendi që frymëzon më shumë se çdo tjetër për pluralitet, kontroll pushtetesh, liri dhe të drejta qytetarësh, vendi që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Edi Rama ka shfrytëzuar korrupsionin, metoda të tjera në mënyrë që të luftojë në kundërshtim me çdo parim, çdo vlerë opozitën shqiptare”, u shpreh kryedemokrati./ CNA.al
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar sërish lidhur me skand...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit me kandidatë...
Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin, Luçiano...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon një takim ...
Pas kërkesë së PS-së për përjashtimin për 10 ditë nga ...
Pas kërkesës së PS-së për përjashtimin e disa deputetë...
Grupi i Enkelejd Alibeajt ka zbuluar kandidatin që do ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha parashikon fundin e Edi Ramës, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat ka dënu...
Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin, Luçiano...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë...
Ditën e djeshme u nda nga jeta një nga themeluesit e P...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video t...
Sipas deputetit të 362 votave, Petrit Vasili, Edi Rama...
Skandali McGonigal vijon të mbetet një kryefjalë e dit...
Deputeti Tomor Alizoti ka komentuar mungesën e kryemin...
Gjergji Gjata pritet të jetë kandidati zyrtar i Partis...
Ish Presidenti Bamir Topi është shprehur se nuk ka asn...
Ish presidenti Bamir Topi ka komentuar skandalin me ar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...