
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në protestën para Kryesisë së Kuvendit.
Berisha paralajmëroi Ramën se i ka ardhur fundi dhe nuk do të ketë ligj që të pengojë hetimin e vjedhjeve të qeverisë.
Ai theksoi se me kreun e qeverisë ka hesape të rënda për të larë. Sipas tij, kryeministri do ta paguajë shtrenjtë atë për veprimet që po bën me opozitën.
“Ç’po ndodh sot në parlament? Sot në parlament, në komision po votojnë ligjin, i cili ndalon hetimin e Edi Ramës. Jo, Edi Rama, i bindur të jesh ti se nuk ka ligj që do të na pengojë ne pa hetuar vjedhjet tuaja, pa hetuar vjedhjet që u ke bërë shqiptarëve.
Çfarë ndodh? E thërrasin gazetarin, e rrëmbejnë, e fusin njëlloj si dikur në labirintet e sigurimit, e terrorizojnë, tregime si në romanet e Kafkës kam dëgjuar nga gazetarët e tjerë.
Po pse? Se ai ka emrin e Edi Ramës në ato regjistrime, në ato lidhje me krimin që ai ka denoncuar, dalin dy emra, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dhe ata kanë tmerr se do publikohen.
Ne do të mbrojmë gazetarët. Ne u themi skapistëve, hiqni dorë mjeranë se ne kemi përmbysur policinë sekrete më të egër të botës dhe nuk u kemi për asgjë.
Ju garantoj se do të bëheni përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë, Edi Rama.
Me Edi Ramën kemi hesape të rënda për të larë. Edi Rama është sjellë ndaj nesh, ndaj jush, njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit me hebrenjtë. Ata hebrenjve u hiqnin emrat dhe u jepnin nga një numër dhe ditë, javë, muaj atë thërriteshin me numra. Harronin emrat e tyre.
Por ne e garantojmë Edi Ramën se do ta paguajë shumë shtrenjtë ata që ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë”, theksoi kreu i PD-së./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protest...
Ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi shtatorin e vitit 199...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, hodhi akuza ndaj Kuvendit...
Deputeti Enkelejd Alibeaj, i njohur ndryshe edhe si us...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Në mbledhjen e Këshillin të Mandateve, Lindita Nikolla u s...
Afera e inceneratorëve është një nga çështjet e përmendura...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka hapur protestën e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe u ësh...
Prokurorët e SPAK-ut kanë mbërritur në Kryesinë e Kuve...
Kryeministri Edi Rama shprehu mosbesim tek administrata sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për media...
Për herë të katërt, ish-kryeministri ka refuzuar që të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD...
Sot në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli për Rregullo...
Deputeti Dashamir Shehi, në një intervistë televizive,...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet so...
Dhjetëra forca policie ndodhen sot para Kryesisë së Ku...
Këtë të hënë Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...