Thirrja e Alimehmetit për SPAK-un/ “Berishën çojeni në gjykatë ose lëreni të lirë”
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti i...

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e sotme mediat gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Berisha tha se mediat po censurojnë lajmet dhe nuk po raportojnë se Eduirt Ndreca dhe Rrahman Rraja janë deputetë të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, mediat nuk lakuan emrin e Ramës si padronin e deputetëve në raportimet për operacionin e fundit të SPAK-ut.
“Miqtë e mi, mbrëmë në studiot televizive u lakua emri i Eduard Ndrecës, deputetit famëzi që zotëronte plantacionet më të mëdha të kanabisit dhe mbante edhe shtëpi bari, shtëpi kanabisi. Po kush e emëroi, kush e zgjodhi Eduard Ndrecën deputet? I cilës parti ishte o të nderuar gazetare dhe gazetarë? Po në qoftë se nuk guxojmë t’i themi armikut, armik, kriminelit, kriminel, Edi Ramës se ti i tillë je, si mund të shpëtojë Shqipëria prej tij?
Miqtë e mi, unë kam respekt për gazetarët, kam respekt për analistët, por nuk mund të pranojmë kurrë që ata të flasin për përdhunues, vrasës serialë, trafikantë sikur i përkasin Ugandës dhe jo Shqipërisë. Sikur kanë të bëjnë me Mugolinin dhe jo me Edi Ramën. Por e gjithë Shqipëria e di, dhe më mirë se kushdo Kruja, se përfaqëson klani mafioz kriminal Rrahman Rraja.
Mbrëmë Rrahman dhe Xhelal ishin personazhe të zeza në studiot televizive, por padronit të tyre Edi Rama nuk i lakohej ndonjëherë emri. Po kush e zgjodhi dy herë në lista Rrahman Rrajën, kryemafiozin e Shqipërisë së Mesme? A e zgjodhi Edi Rama o të nderuar qytetarë? Atëherë, si mund të censuroni ju një akt të tillë në studiot televizive? Po kush liroi sadistin e Rrahman Rrajës, që dogji me cigare trupin e viktimës? A nuk e liroi Taulant Balla, njeriu me 5 mbiemra? Po çfarë është ai krahasuar me Taulantin?
Më thoni ju miq, a nuk është kjo një vello e zezë censure mbi mendjen, mbi informacionin në hapësirën shqiptare? A nuk shkoi Taulant Balla dhe e rrëmbeu nga komisariati kriminelin Rraja? A nuk provoi me këtë Taulant Balla se është thjesht një ushtar i këtij klani mafioz?
Miqtë e mi, shqiptarët prisnin nga ju të dashur gazetarë që t’ua numëronit një për një në fytyrë kriminelëve në pushtet se ata të tjerët, atje krijuan perandorinë e tyre vetëm duke ndarë pasuritë me Edi Ramën”, theksoi kreu i PD-së./ CNA
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti i...
Gati një javë më parë, zyrtarisht u shpallën kandidatët pë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ...
Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 8-të para Bashki...
Argita Malltezi ka folur në lidhje me protestat para B...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Argita Berisha Malltezi ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Al...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat n...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kreun e SP...
Një tjetër protestë do të zhvillohet ditën e nesërme p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish SPAK-un dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një d...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar ligjin p...
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka “kërcënuar” kryeminis...
Në garën e 26 majit për kreun e Partisë Demokratike të Kor...
Eleina Qirici është një prej figurave më të njohura të Par...
Është e vërtetë e madhe, tashmë e provuar, se Sali Ber...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...