web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha ngre alarmin/ Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak nga 9 vite më parë

16 Gusht 2022, 19:27, Politikë CNA
Berisha ngre alarmin/ Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur një alarm gjatë një takimi me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar.

Berisha deklaroi se nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë nxënës dhe studentë më pak në shkollat tona.

Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e spostimit të edukimit të bazuar në vlera, liri e dinjitet, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim.

“Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit.

Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetin, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në 'Facebook'-un e tyre. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material”, theksoi ish-kryeministri./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga