web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Berisha-Meta, dy hije që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë”/ Balla: Me 14 maj do të marrin përgjigjen

25 Prill 2023, 13:14, Politikë CNA
“Berisha-Meta, dy hije që i janë ngjitur trupit të
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, së bashku me kryeministrin Edi Rama, ndodhen në Mallakastër, ku po zhvillojnë takimin elektoral të radhës duke prezantuar dhe kandidatin e tyre për zgjedhjet e 14 majit.

Balla u ka kërkuar qytetarëve të votojnë kandidatin e tyre, ndërsa nuk ka ngurruar që të sulmojë dhe opozitën.

Ai u shpreh se kundërshtarët e tyre janë dy hije që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja dhe kërkojnë të marrin gjithçka.

Balla thekson se me 14 maj dyshja Meta-Berisha do të marrin përgjigjen nga populli.

“Përballë nesh janë dy hije që i janë ngjitur trupit shqipërisë si shushunja dhe duan t'i marrin gjithcka Shqipërisë. Në 14 maj duhet t'u japim një përgjigje”, tha Balla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga