web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD-së është integrimi i Shqipërisë në BE

22 Mars 2025, 13:33, Politikë CNA

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD-së është

Kryedemokrati Sali Berisha, në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, u shpreh se interesi më madhor i PD-së është integrimi i Shqipërisë në BE.

Berisha tha se partia e tij do të mobilizojë çdo potencial dhe do të ndërmarrë çdo reformë në funksion të procesit të integrimit. Kreu i PD-së tha se integrimi i Shqipërisë do të bazohet mbi meritën dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE. Kur them këtë, them që ajo do të mobilizojë çdo potencial, do miratojë çdo ligj, do ndërmarrë çdo reformë në funksion të këtij procesi. Por, ka një dallim esencial midis alternativës sonë dhe kësaj të qeverisë ekzistuese. Në këtë proces e bazojmë si një proces të bazuar mbi meritën e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kur erdhëm në pushtet në vitin 2005, ne shpallëm anëtarësimin në NATO dhe fillimisht njerëzit përqeshnin zotimin tonë. Por ne arritëm të bindnim çdo partner dhe çdo vend me zero tolerancë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe me reformat që ndërmorëm, sepse e përgatitëm vendin për anëtarësim në NATO.

Po kështu me reforma, me funksionimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, absolutisht vetëm mbi bazën e reformave, ne arritëm të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat. Më kujtohet për fat të keq se kishte faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kundër. Edi Rama me suitën e tij dërgonte emaile në Bruksel se po hoqët vizat, prisni 800 mijë shqiptarë. Pra, ne çdo gjë e arritëm me meritë. Arritëm të marrim edhe rekomandimin e statusit të kandidatit nga KE, që e bllokoi Edi Rama me tri ligje në parlament. Pra, praktika jonë ka funksionuar, është dinjitoze dhe është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Kjo praktikë bazohet në përmbushjen e kërkesave, kritereve, standardeve të BE që është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga