
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar për dakordësinë e opozitës me mazhorancën, për Kodin Zgjedhor.
Ashtu si Berisha, edhe Bardhi thotë se nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi shkruan në rrjetet sociale se në sesionin e ri parlamentar, opozita do të vijojë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, duke zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Ai i rekomandon Misionit të OSBE-së dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë, që të nxisin qeverinë në sesionin e ardhshëm parlamentar për Reformë Zgjedhore.
Deklarata e plotë:
Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara.
Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Minimumi duhet të lejohet ajo që ju garantua Edi Ramës në 2013 kur ishte në opozitë. Kjo ndanë demokracitë nga regjimet!
Por, përmes bllokimit të Reformës Zgjedhore, Edi Rama pasi detyroi rreth 900 mijë shqiptarë të largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes së tij 11 vjeçare, po u mohonte atyre edhe të drejtën e votës. Plani i tij i shpopullimit, parashikonte edhe pamundësinë e bashkëqytetarëve tanë që janë larguar nga Shqipëria për ta ndëshkuar potencialisht me votë qeverinë më të korruptuar në Europë.
Përmes votimit të djeshëm, Opozita, PD, arriti që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Çdo vonesë e mëtejshme rrezikonte ta bënte të pamundur këtë të drejtë kushtetuese të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nga ana tjetër, opozita, PD, ndryshe nga sa ofronte sistemi në fuqi apo ai i propozuar nga PS, që zgjedhja preferenciale e qytetarëve për kandidatët për deputetë të kishte pothuajse zero efekt në përbërjen reale të Kuvendit pas zgjedhjeve, mundësoi që të paktën rreth 40 deputetë nga 140 gjithsej të jenë produkt i votës preferenciale të qytetarëve. Që të arrihej më shumë duhet konsensus nga të dyja palët, që fatkeqësisht nuk u ofrua nga pala tjetër.
Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Shqipëria europiane bëhet realitet vetëm nëse vendi garanton zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk mund të pengojë për pushtetin e tij personal të ardhmen europiane të Shqipërisë./ CNA
Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Himarë, Pe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Nesër në datën 28, pas dy shtyrjesh do të zhvillohet K...
Pozicioni i kryetarit të Kuvendit, tashmë është një ve...
Socialistët mbledhin të dielën Kongresin Zgjedhor. End...
Në seancën maratonë të së premtes, kryetarja e Kuvendi...
Në 30 maj 2024, mazhoranca me 74 vota pro miratoi në K...
Në Himarë ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale p...
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetet ...
Sot opozita, Partia Demokratike zyrtare nëpërmjet zëdh...
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, gj...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar nëpërmjet një postimi...
Nisur nga sulmet dhe goditjet që po i bën mazhoranca d...
Seanca e fundit plenare është shoqëruar me debate mes ...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka dalë kundër ndrysh...
Këtë të premte është seanca e fundit e këtij sesioni p...
Vijojnë diskutimet dhe debatet në seancën plenare për ...
Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka vlerësuar përpjek...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për dako...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga salla e Kuven...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...