Ushtari i Lulit bëhet teoricien për Veliajn, sulmon protestën e qytetarëve
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, opozita dhe qytetarët...
SPAK ka vendosur rifillimin e hetimeve të pezulluara në lidhje me kallëzimin e dorëzuar nga deputeti Gazment Bardhi për dosjen “Xibraka”.
Bardhi ka publikuar në rrjetet sociale njofimin që ai ka marrë nga SPAK, si dhe thirrjen për tu pyetur si person që ka dijeni.
Ai do të shkoj në SPAK të mërkurën e 15 majit, në orën 10:00. Bardhi ironizon kryeministrin Edi Rama, teksa thotë se po bënte lojëra fjalësh në lidhje me dorëzimin e kallëzimit në SPAK.
Deklarata e plotë:
E kam dorëzuar apo nuk e kam dorëzuar kallëzimin në SPAK kundër Ols Ramës? Këtë lojë u përpoq të bënte Edi Rama dhe veglat e tij politike dhe mediatike për të sfumuar thelbin e çështjes: se vëllai i kryeministrit kishte përdorur disa herë të njëjtën makinë me kartelin e drogës së Xibrakës, gjatë kohës së ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Sigurisht, që Edi Rama gënjeu, kur luajti lojën e mohimit të së vërtetës sime, se kallëzimi ishte dorëzuar në SPAK. Kur debatuam për këtë çështje i premtova Edi Ramës se do ta kuptonte shumë shpejt, nëse e kisha bërë apo jo kallëzimin. Në politikë jam futur për të shërbyer me integritet, duke refuzuar makinacionet e ulëta të sulmit të kundërshtarit politik përmes shpifjes apo baltosjes së familjes. Nuk e kam shkelur këtë parim as në rastin e Olsi Ramës, dosja e të cilit, deri dje, rrinte e fshehur, në sirtarët e prokurorisë.
Sot është dita që t’ju provoj se unë as gënjej, as shpif, as baltos dhe ndryshe nga Edi Rama, i mbaj premtimet e mia.
Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 - viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar.
SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 - viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK.
Asnjë propagandë e Edi Ramës, veglave të tij apo mediave në shërbimin e tij nuk e fshehin dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama!/ CNA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, opozita dhe qytetarët...
SPAK-u ka rifilluar hetimet për dosjen “Xibraka” dhe O...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar v...
Në një konferencë për mediat, kreu i Grupit Parlament ...
Në një konferencë për mediat, kreu i Grupit Parlamenta...
Nënkryetari i PD-së së Vulës, Enkelejd Alibeaj, u shpreh n...
Sekretari i Bashës, Edvin Kulluri, ka dalë në krah të ...
Debate të shumta ka pasur pasur në atë që quhet komisioni ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka reaguar mbrëmjen e ...
Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i është rikthyer sërish...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar kryebashkiakun ...
Disa muaj pasi CNA raportoi lajmin e parë se mazhoranca po...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka dorëzua...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rri...
Pas dy orësh ka përfunduar protesta para Bashkisë së T...
Protestuesit janë duke goditur me vezë dhe mollë godinën e...
Opozita po zhvillon protestën e 6-të para Bashkisë Tiranë,...
Prej më shumë se gjysmë ore ka nisur protesta para Bas...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e kabinetit qeveri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...