Gazment Bardhi: Mbledhja e Kryesisë për zgjedhjet e kreut të ri qe fasadë
Kreu i grupit të vulës, Gazment Bardhi, ka folur sëris...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë replikave me ish-kryeminstrin Sali Berisha në Kuvend për Vangjush Dakon, ka degjeneruar në gjuhë banale.
Duke përdorur të njejtat fjalë që dikur i ka thënë në Kuvend edhe kryeministri Edi Rama, Balla tha se Berisha nuk mund t’i bëjë dot asgjë Partisë Socialiste.
Nga foltorja, ai ngriti akuzat se Berisha ka kryer korrupsion dhe i kërkoi drejtësisë të kryejë hetime.
“Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet.
Ky është një i vdekur që vijon të ecë në këmbë, flet ky në emër të drejtësisë amerikane, që e ka shpallur me vulë e firmë që është non grata për ta, për çfarë? Për korrupsion të nivelit të lartë e minim të demokracisë. Nuk e di çfarë pret drejtësia jonë. Britania e akuzon me emra, Damir Fazlliç, flet ky për sekretaren, po për privatizimin e OSSH, sot nuk ka njeri as në qeverinë tonë që thotë sa është shitur, se nën dirigjimin e Sali Berishës shteti ka humbur 400 e ca milionë euro. Dosja është në prokurori, cilën nuk e di se ka humbur durimi. Dhe “Gërdeci” mbani mend si raportonte ministri te i biri i Sali Berishës, Aldo Bumçi. Dhe për 21 janarin, ka shpërdoruar detyrën me pasojë vrasjen… dhe tani vjen e flet për Dakon që ka shpërdoruar detyrën për 1 leje ndërtimi, para 12 vjetësh”, theksoi Balla./ CNA.al
Kreu i grupit të vulës, Gazment Bardhi, ka folur sëris...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës në Kuven...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë pjesë e ceremo...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Presi...
Ministri Ulsi Manja u është përgjigjur akuzave të ish-...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi ka zbuluar emrin...
Deputeti demokrat, Lefter Gështenja, u shpreh sot para hyr...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, ka dalë ha...
Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike ka qenë nj...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ësh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth mbledhjes së ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratat e ...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë tri porosi kryeministrit ...
Sot pas një kohe të gjatë qëndrimi në prapaskenë, Lulzim B...
Lulzim Basha, në një pronocim për gazetarët, është pyetur ...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka tentuar sëri...
Gazetarët kanë kundërshtuar Enkelejd Alibeajn, i cili ka m...
Ish-kryetari i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibea...
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, ka zbuluar se si nisën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...