Sondazhet e Bollino-s/ Fajin e ka Saliu
Sondazhet në median e urdhëruar nga burgu i Durrësit d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Krujë me bizneset në tregun artizanal ku ka prezantuar dhe programin e PD-së për këtë sektor.
Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka vjedhur fondet e BE-së, ndërsa ish-ministren Frida Krifca e bëri këshilltare.
“Çfarë do bëjmë ne? Ne thjesht fare që ta dini, ne do kthejmë paratë te ju. Ne, paratë që marrim nga qytetarët, nga secili prej jush, ne do t'i kthejmë një pjesë të mirë te ju për rroga, për pensione, dhe do vendosim minimumin jetik.
Minimumi jetik është një shumë me të vërtetë minimale, 200 euro, por është një shumë që çdo shqiptar e nxjerr jashtë varfërisë ekstreme. Një njeri që merr 6.3 euro në ditë nuk është në varfëri ekstreme. Është i varfër, por jo në varfëri ekstreme.
Kështu që me këtë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, më e moralshme dhe dëshmojmë se nuk do lëmë njeri në vuajtje, në dhimbje, në mjerim.
Këto brenda 100 ditëve. Së dyti, rrogat e ulëta do t'i ngremë në 500 euro. Rrogat sot, nëse do kishin ndjekur ligjin e inflacionit, rrogat e ulëta sot duhej të ishin 730 euro. Po këta menduan vetëm për rrogat e larta, trefishuan, katërfishuan rrogat e larta.
A mund të imagjinoni ju këtë vend me zyrtarë që marrin 7 mijë euro në muaj. Në botë, një vend i tillë nuk ekziston, që një punonjës të marrë 7 mijë euro, një pension të jetë 120 euro.
Kjo është jashtë çdo lloj morali dhe ka vetëm moralin e Edi Ramës, një narkoshteti, që sundon me krimin, që vjedh me krimin dhe largon shqiptarët çdo ditë nga Shqipëria.
Pra, rrogën si hap i parë 500 euro, bizneset, ata më treguan se këto 12 vite nuk janë bërë as 10 për qind të investimeve në këtë qark se ato që u bënë 8 vite para tyre.
Edi Rama e ka inauguruar dy herë rrugën e Sari Sëlltikut, të ndërtuar dhe inauguruar nga ne. Dhe mendon se është harruar, por nuk e di ai se krutanët i japin ujë në bisht të lugës atij.
Të kishte pasur ai një të katërtën e mençurisë së krutanit, Shqipëria do ishte krejt tjetër sot. Taksat kanë qenë shumë të larta.
Merrni TVSH-në, shqiptarët paguajnë 9 për qind të prodhimit të brendshëm si TVSH, 6 për qind paguajnë gjermanët dhe italianët sepse këta janë vërsulur me taksa mbi çdo gjë.
Jo, ne nuk kemi atë filozofi. Ne krahas filozofisë t’ua kthejmë paratë qytetarëve, kemi tjetrën, t’ua lëmë paratë biznesmenëve për të zgjeruar aktivitetin e tyre, për të zgjeruar vendet e punës, për të prodhuar më shumë. Dhe kjo funksionon. Kjo ka funksionuar.
Jam i sigurt se ne brenda vitit të parë do kemi një rritje të madhe të prodhimit. 'Made in Albania' do të jetë synimi ynë më kryesor.
Fermerët janë në kushte shumë të vështira. Subvencionet, edhe ato që jepte BE, i mori Edi Rama me akrabanë e vet. Po pse them unë Edi Rama? Sepse BE e kapi në flagrancë ministren e Shqipërisë, e cila kishte abuzuar në mënyrë të rëndë me 130 milionë euro të dhëna për fermerët shqiptarë.
Në vend që t’ua jepte fermerëve, ua shpërndante oligarkëve, djegësit të Tiranës, ua shpërndante pra rrethit të Tiranës.
BE e ndërpreu ndihmën, po bën një hetim, Edi Rama, meqenëse ishte bashkautor në këtë abuzim, Krifcën, e cila u bë famoze se do ngrinte akademinë e çobanëve, e mori këshilltare.
Sigurisht, se ajo ka zbatuar urdhrat e tij. Ne do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer. Ne heqim çdo barrierë, jo ka 100 kokë, jo ka 10 kokë, jo ka kaq hektarë, aq hektarë. Çdo fermer do subvencionohet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë.
Do ketë kredi të buta, 80 për qind të interesave për fermerët dhe biznesin e vogël, do e mbulojë shteti. Do ndalohet me ligj importimi i inputeve bujqësore që nuk shiten në të paktën dy vende të BE. Sikundër i ilaçeve që nuk shiten në të paktën dy vende të BE”, ka thënë Berisha./ CNA
Sondazhet në median e urdhëruar nga burgu i Durrësit d...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në "MCN TV", ka folur për...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajza...
“Sorosiani” Endrit Shabani, njeriu që nuk do të zgjidhet d...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe analisti An...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përsëriti në "M...
Historiani Aurel Plasari ka bërë me dije se Gjykata Europi...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se kanë ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për mediat në lidhj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pra...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre...
Kanë mbërritur në Shqipëri votat e para të Diasporës të dë...
Luli Basha, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit, i cil...
Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë e qarkut Dibër...
Drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Arbjan Mazniku në nj...
Nga fshati i Rehovës në Kolonjë, drejtuesi politik i Parti...
Aktorja e njohur, me role të shumta në Portokalli, Albana ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...