“Përfitojmë 100 milionë euro”/ Agron Shehaj: Euro të futet si monedhë kombëtare
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përsëriti në "M...

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe analisti Andi Bushati kanë pasur një debat mjaft të fortë në lidhje ne deklaratat e Shehajt për RTSH-në, ku propozonte mbylljen e televizionit, pasi, sipas tij, do të kurseheshin 30 milionë euro.
Bushati është shprehur me tone ironia duke thënë se kur pa videon me deklaratën e tij iu ngritën qimet përpjetë, pasi, sipas tij, ishte skandaloze të krahasohej modeli i menaxhimit të RTSH-së me atë të telelvizioneve të tjera private.
Debati në "MCN TV":
Andi Bushati: Kur pashë videon e RTSH-së, m'u ngritën qimet përpjetë. Pashë zotin Shehaj para RTSH-së dhe e krahasonte me "Klan"-in. Pra modeli i menaxhimit të mirë ishte "Klan"-i dhe i keqi ishte RTSH. Kjo m'u duk skandal. Po dal përtej filozofisë sime si i majtë që jam për pronën publike më shumë. Por, problemi është, çfarë fitojmë ne nëse e reduktojmë RTSH-në nga 30 mln euro në 5 mln euro? A ka vjedhje? Po. Jam dakord me denoncimin e Agronit. Problemi është, një forcë e re politike, një qasje e re që do ta rregullojë këtë shoqëri, e gjen zgjidhje duke reduktuar buxhetin e RTSH-së? Do të fuqizoheshin shkallmuesit e tregut mediatik "Top Channel" dhe "Klan", institucione nga të cilët zoti Shehaj ka qenë viktimë. E mbani mend omertanë sa herë zoti Shehaj bënte denoncime? Oligarkët nuk flasin për njëri-tjetrin. Të heqësh emetuesin publik, është të fuqizosh disa pronarë që median e shohin si mundësi për të vjedhur shqiptarët. Nëse do të kisha një qasje të re, do të ishte, t'i mbajnë 30 mln, por të bëjnë një model të fuqishëm, "RAI" apo "BBC". E ndoqa debatin për "BBC", e di si thoshte një ish-drejtor, kur u hap debati i privatizimit, thoshte nuk është mall tregu, ekziston sepse tregu ka dështuar. Të bësh zgjidhje, nga 30 mln po ia shpëtoj 25 mln, i ke dënuar shqiptarët. Do të preferoja, që ata të kenë 50 mln, që njerëzit të shohin pasqyrën e së vërtetës.
Ka një mënyrë për të shkallmuar këtë sistem mediatik që na ka zënë frymën, duke forcuar emetuesin publik. Ju bëni të kundërtën dhe më duket rrëqethëse.
Agron Shehaj: Më vjen vërtetë keq që kur tregon se çfarë vizioni ke dhe çfarë do të bësh, do të thuash paratë e qytetarëve, janë djerse, pune, nuk mund t’i shpërdorojmë. Thua, dua të kursej paratë dhe ato që nuk jemi në gjendje t’i përdorim t'ua kthejmë qytetarëve. Unë këtë mendoj, shteti të jetë i vogël, administrata e vogël, taksat e ulëta. Gjithçka do të jetë më mirë vetëm nëse ekonomia rritet. Për sa kohë rritet me 2% në vit, do të mbetemi të varfër. Vetëm nëse u heqim shqiptarëve shtetin nga kurrizi, mirëqenia mund të rritet. Ju merreni me këtë, "Klan"-i, mund të thosha "Euronews", apo tjetër. Kam shpjeguar si e shoh unë. Krahasova me një televizion privat.
Më vjen keq që kur tregoj se çfarë do të bëj, t'ua shpjegoj qytetarëve, nuk e kam fajin se ndaloni te fjalia e dytë, pse tha "Klan" dhe jo "Top" apo "MCN"? Ky është vizioni ynë. I dashur Andi, unë në familjen time, kam jetuar dhe jam rritur në Itali, im atë më thoshte shiko "RAI" dhe jo "Mediaset", e di vlerën e televizonit publik. Nuk kam thënë që të mbyllet RTSH-ja, por nuk mund të harxhojmë 30 mln euro. 5 mln nuk janë thërrime, janë një mal me lekë dhe mund të bëhen shumë gjëra.
30 mln euro është një e treta e vlerës që duhet për të rritur pensionet. Unë dhe partia që kam krijuar bashkë me një grup të rinjsh dhe të rejash, mendojmë se paratë e qytetarëve t'i trajtojmë sikur të jenë të fëmijëve tanë. Janë para djerse dhe duhet të kujdesemi të mos i shpërdorojmë. Ky është vizioni im. Më vjen keq që ndalon te "Klan"-i.
Andi Bushati: "Top Channel", njësoj.
Agron Shehaj: Jo se e qëndisën atë të "Klan"-it… Shpifjet. Ja çfarë thotë Thoma Gëllçi, ish-drejtori i dënuar, thotë të mbyllë RTSH-në Agron Shehaj. Gënjejnë hapur. Unë betejën po e bëj pikërisht për këta. Për këtë po flas. RTSH, do të doja të kishim mundësi të krijonim "BBC", por mendoj se shteti duhet të bëjë vetëm atë që privati ose nuk do ta bëjë ose nuk ia japin dot.
Mentor Nazarko: Po interesin kombëtar kujt do t'ia lëmë ne?
Agron Shehaj: Kur shteti e provon disa herë dhe dështon, vit pas viti…
Andi Bushati: Zgjidhja më sipërfaqësore është, këtu vidhet. Edhe në spitale vidhet, ta privatizojmë? Edhe në universitete jepet nota me para, t'i privatizojmë? Mendësia juaj thellësisht kapitaliste, pjell shkatërrimin e gjithçkaje publike në këtë vend dhe na bën të gjithëve viktima të asaj oligarkie që pretendoni se luftoni. Shembulli i RTSH-së ishte flagranti, por ka dhjetëra të tillë. Nuk mjafton të thuash hajdut, por si do të ngremë sistem që hajduti të mos vjedhë. Pra, ajo që propozoni ju, ku vidhet ta privatizojmë, është provuar dhe ka pjellë varfëri dhe mjerim. Kundër këtij vizioni kapitalist dhe neoliberal që nuk do t'ia di për njeriun, por vetëm për paranë jam unë.
Agron Shehaj: Po më akuzon se dua kapitalizimin? Unë jam për kapitalizmin.
Andi Bushati: Ka kapitalizëm social demokrat.
Agron Shehaj: Duhet adoptimi i kapitalizmit të vërtetë, jo karikatura.
Ylli Rakipi: 95% e medias shqiptare është alarm i madh, i kapur. Televizoni shtetëror nuk ekziston, dakord, por…
Agron Shehaj: Unë nuk vajta te RTSH për t'u marrë me median. Unë tregoj hënën, ju shihni gishtin.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përsëriti në "M...
Historiani Aurel Plasari ka bërë me dije se Gjykata Europi...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se kanë ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për mediat në lidhj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pra...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre...
Kanë mbërritur në Shqipëri votat e para të Diasporës të dë...
Luli Basha, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit, i cil...
Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë e qarkut Dibër...
Drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Arbjan Mazniku në nj...
Nga fshati i Rehovës në Kolonjë, drejtuesi politik i Parti...
Aktorja e njohur, me role të shumta në Portokalli, Albana ...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në një takim në D...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e va...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në në Urën e Cerenecit në ...
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazn...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...