Hasani përmend Samitin në Këshillin e Sigurimit/ Mbajtja në Shqipëri, në favor edhe të BE-së
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në takimin e radhës t...

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë Mehmet Hasalamin, kreun e Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka fituar mbi 4 miliardë lekë nga kontratat me kompaninë e tij private dhe disa miliona euro nga koncensionet.
Zëdhënësja së Anti-Korrupsionit në PD, u shpreh se Haslami përdor pushtetin e tij për përfituar nga kontratat koncesionare.
"Ai rezulton pronar, me 100 përqind të kapitalit, i Instituti Dekliada Alb shpk, në periudhën 2019 – 2023 gjatë së cilës ka përfituar 4.6 miliardë lekë të vjetra nga institucione shtetërore", shprehet ajo.
Deklarata e plotë:
Një drejtor i lartë në administratën kleptokrate të Edi Ramës, merr rrogën që i paguhet nga takspaguesit dhe sikur shqiptaret t’ja kishin borxh, fut në xhep edhe 4 miliard lekë nga kontratat me kompaninë e tij private dhe disa miliona euro nga koncensionet.
Mehmet Hasalami quhet drejtori, dhe ai është në krye të Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në vitin 2009 ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.
Me sa kuptohet, Hasalami e përdor ndikimin dhe firmën si drejtor për të zgjeruar portofolin e kompanisë së tij private dhe majmur llogarinë bankare.
Ai rezulton pronar, me 100 përqind të kapitalit, i Instituti Dekliada Alb shpk, në periudhën 2019 – 2023 gjatë së cilës ka përfituar 4.6 miliard lekë të vjetra nga institucione shtetërore
Ndër to:
Bashkitë Tiranë, Gramsh, Ballsh, Kamëz, Vlorë, Sarandë, Koplik, Shkodër, Mat.
Bordi i Kullimit Durrës, Fier;
Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Durrës, Elbasan;
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit; Drejtoria Vendore e Policise Elbasan
Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve,
Ministria e Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve
Universiteti Politeknik; Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Kompania e Hasalami, Drejtor në MIE, rezulton projektuese dhe /apo hartuese raportesh përvlerësim paraprak apo të thelluar të ndikimit në mjedis të të paktën këtyre 18 projekte infrastrukturore që lidhen me energjinë:
(HEC KOZHNJË 1, KOZHNJË 2, TAMARA)
HEC ARSTI
3.HEC-it ORESHKE
Studimi i fizibilitetit për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në Lanabregas
HEC “VERNIK 1,2,3,4”
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis hartuar për HEC MADHESH
HEC Rapun 3 dhe Rapun 4
Hece Kalivarë 1,2,3,4
HEC Bushtrica 3
HEC KEBELA
HEC TARONINA
HEC MIRAKA 2016
HEC KAÇINAR 2015
HEC Kryezi 3,4,5
HEC KALIS
HEC MESMAL 1,2,3 dhe SELCE 2
Ndërtim me koncesion HEC DOMJE, Kolesjan dhe Lajthi
Ndërtim me koncesion HEC LASHKIZË 1 & 2.
E njëjta kompani e Hasalamit rezulton koncesionar në të paktën këto 2 koncesione:
1-Ndërtimi i hidrocentraleve Borje, Oreshkë, Cernalevë, Cernalevë 1
Kjo kontratë e prillit 2009 është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Koncesionarit përbërë nga (shoqëritë Hydroalbania shpk, LRL sha, Ferati shpk dhe Euro – Alba – EA shpk).
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Totali i investimeve është 830’097’322 ALL, nga të cilat 510’760’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Në datën 24 Mars 2015 Instituti Dekliada Alb shpk me pronar Mehmet Hasalamin Drejtorin e MIE, bëhet pjesë e kapitalit të shoqërisë koncesionare Hydroalbania shpk.
2.Koncesioni për Ndërtim/operim të hidrocentralit Veleshicë me vlerë 8.2 milion euro dhe afat 35 vjet.
Koncesionari është kompania Kalisi Hydropoëer me pronarë Hamz Islamaj dhe Devis Mehmet Hasalami, i biri i Drejtorit të MIE dhe ortak zyrtar i këtij të fundit në kompaninë tjetër (Instituti Dekliada – Alb shpk, ku Devis është administrator ndërsa Mehmeti pronar).
Mehmet Hasalami, mbajtës i detyrës publike si Drejtor pranë MIE, përveç të paktën 29 kontratave publike për tendera, si hartues projektesh e VNM, që lidhen pikërisht me energjinë si term kyç në veprimtarinë kontrolluese nga MIE, tashmë ka arritur të fitojë statusin e koncesionarit, për të paktën 2 koncesione, njëri prej të cilit ka si Autoritet Kontraktues vetë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kushte të pastra të konfliktit të interesit. Sigurisht, me bekimin e ish ministrit të energjisë
Hasalami është vetëm drejtori i radhës në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit. Hasalami është vetëm patronazhisti i radhës i graduar drejtor që fiton para publike. Arka e shtetit nuk është diçka imagjinare. Ajo është thesi ku fut dorën qeveria pasi i ka marrë çdo shqiptari taksë pas takse. Kur Hasalami fut dorën në thes, ai është duke përfituar në kurrizni tuaj. Ju punoni, ata vjedhin!/CNA
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në takimin e radhës t...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në konferencën e pë...
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Parti...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për me...
Lulzim Basha ka lëshuar zëdhënësen e tij për të sulmuar is...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xh...
Kryeministri, Edi Rama ka folur lidhur me deklaratën e...
Kryeministri Edi Rama u pyet në emisionin “Opinion” se çfa...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Seanca plenare u anulua këtë të enjte. Deputetët e opozitë...
Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të qëndrojnë n...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kr...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij jash...
Nënkryetari i PD-së së "Vulës", Enekelejd Alibeaj u ta...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se PD do të...
Pas bllokimit të Kuvendit nga opozita dhe shtyrjes së sean...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka moh...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bldei...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...