"Të prodhuara në Shqipëri"/ Rama: Vitin e ardhshëm futen në përdorim mjetet e transportit për nxënësit dhe mësuesit
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sektorin e Mbrojtjes, ku u shpreh se Shqipëria ka aktualisht ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke lënë pas edhe Serbinë.
Rama u shpreh se do të vijohet me rritjen e pagave për ushtrinë, me synimin për të arritur mesataren e vendeve të NATO-s. Ai e cilësoi këtë vit si historik për ushtrinë e vendit sepse sipas tij janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”.
“Janë 721 rekrutë të rinj që u janë bashkuar Forcave të Armatosura këtë vit. Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë dhe Serbinë. Do të vazhdojmë me rritjen e pagave të ushtrisë. Synimi, të arrijmë mesataren e ushtrive të NATO-s. Ky vit që hyn na gjen me një sistem raketor që e kemi në Shqipëri, na gjen me 3 anije patrulluese nga Italia, me radarë të vëzhgimit ajror.
Shqipëria është një vend prodhues i kapaciteteve ushtarake jo vetëm për nevojat e veta, por edhe t'i eksportojë. Ky vit është historik për ushtrinë tonë sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes 'Made in Albania'. Më në fund do të prodhojmë uniforma dhe do ta bëjmë pikë referimi edhe për vendet e tjera. Do të prodhojmë mjete të blinduara dhe mjete të emergjencës civile. Po prodhohen një sërë mjetesh, si ambulanca, mjete patrullimi policor. Do të prodhojmë dronët ushtarakë dhe sistemet antidronë. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Rritja e buxhetit të mbrojtjes është historike dhe kjo dihet sepse jemi pjesë e NATO-s.
Kemi vazhduar të vëmë rregull në pronat shtetërore. Na akuzojnë për një kompani shtetërore që kemi ngritur për shtetin. E kemi ngritur për shtetin që në çdo lloj qasjeje nga të huajt në Shqipëri, shteti të marrë pjesën e vet. Kemi një sërë investimesh në mbarë vendin. Vitin e ardhshëm do të përqendrohemi në ngritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë dhe kampusin e Forcave të Armatosura. Po punojmë për rritjen e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile në të gjitha drejtimet. Kemi vendosur dhe fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”, tha Rama.
Më tej Rama foli edhe për sulmet kibernetike, ku tha se Shqipëria është një nga vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike.
“Jemi një nga vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike. E thonë të gjitha institucionet në Europë. Kemi marrë vlerësime për këtë. Shqipëria si çdo vend sulmohet, por asnjë sulm nuk ka arritur të penetrojë në murin e strukturës sonë kibernetike digjitale”, tha Rama. /CNA
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën tradicionale të fund...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme konferencë...
Diplomati i karrierës, Roland Bimo deklaroi sot se një bas...
Diplomati i karrierës, Roland Bimo komentoi sot rezultatin...
Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ko...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka deklaruar sot ...
Kuvendi i Shqipërisë ka ndarë sot motivet e refuzimit të k...
Krydemokrati Sali Berisha deklaroi sot në protestën e opoz...
Opozita ka nisur këtë të hënë protestën e radhës para Krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër krerët e p...
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj e cilëso...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh lidhur me z...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përshëndetur protestën ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm ...
Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka...
Anëtarët e Partisë Demokratike i kanë bërë kërkesë kryetar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...