web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Të mblidhet Këshilli i Mandateve"/ PD kërkesë Peleshit

29 Dhjetor 2025, 11:29, Politikë CNA

"Të mblidhet Këshilli i Mandateve"/ PD kërkesë

Anëtarët e Partisë Demokratike i kanë bërë kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, që nesër të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Kjo është kërkesa e tretë e PD-së drejtuar Peleshit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Deputetët Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi kërkojnë që mbledhja të zhvillohet në orën 11:00. /CNA





Lajmet e fundit nga