Kaso: PD, instrumenti i vetëm politik dhe shoqëror që mund ta përmbysë neodiktaturën
Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokra...

Kryedemokrati Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ e kësaj së shtunë në Korçë, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta si një diktator.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se një narko-shtet ku ligjin e bën krimi dhe droga përbën rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Europën.
“Është një nder i veçantë të vij tek ju, së pari, të nderojmë së bashku veprën e atyre korçarëve guximtarë që 35 vite më parë u ngritën kundër diktaturës më staliniste të kohës dhe themeluan këtu në Korçë partinë e parë opozitare, partinë e interesit të qytetarëve korçarë, të dinjitetit të qytetarëve korçarë, të interesit kombëtar, të lirisë, vokacionit perëndimor të Korçës dhe Shqipërisë.
Miqtë e mi, ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi në këmbë, jemi gjallë, jemi të fortë dhe të sigurt në fitore.
Por ne në dallim, në dallim nga çdo forcë politike tjetër në historinë politike të Europës pluraliste, jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrën më të padrejtë u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë. Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë. Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit.
Megjithatë ne triumfuam. Jo se kishim fuqi mbinjerëzore. Jo se ishim më të fortë se ata që kërkonin të na fshinin nga faqja e dheut. Por se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit.
Ato të vërteta ne nuk i lëshuam. Ato të vërteta ne nuk i tradhëtuam. Ato të vërteta, me ato të vërteta ne u ngritëm, absolutisht si Feniksi nga hiri, në zenit.
Ku jemi? Nga forca politike më e izoluar në histori, forca politike më e mbështetur në histori. Kauzat që mbrojtëm ne në izolim, në përpjekje të paimagjinueshme për ta, për ta copëtuar, u sanksionuan në shtatë rezoluta nga të gjitha forcat politike si motra të planetit.
Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta. U sanksionua se ky vend, se Edi Rama përdori institucionet për të shtypur pluralizmin, për të arrestuar kundërshtarët politikë. Këto rezoluta, të gjitha forcave politike ndërkombëtare, sanksionojnë se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta si një diktator.
Këto rezoluta, në mirënjohje ndaj nesh, sanksionojnë dhe pa u zhvilluar zgjedhjet e fundit, se Shqipëria s'do ketë zgjedhje por farsë elektorale.
Këto rezoluta sanksionuan se Shqipëria është një narko-shtet ku ligjin e bën krimi dhe droga.
Dhe së fundi, jo vetëm rrezik për shqiptarët, por rrezik për Europën. Dhe së fundi, i dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin”,-tha Berisha./CNA
Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokra...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pasd...
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga tr...
Demokrati Dorjan Teliti u ndal sot te përballja e opozitës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rrëfeu sot në një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot copë...
Deuteti demokrat Flamur Noka ka reaguar pak minuta më parë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projekt...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar sot ndaj botu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregullore...
Turi i “foltores” së PD ka vijuar ditën e sotme në Manëz. ...
Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në një stud...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka vler...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë në Qendrën Spita...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...