Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Shërbimin Onkologjik. Gjithashtu ka zhvilluar një takim me mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës mjekësore e specializantë.
Në takim Rama tha se Onkologjiku në një moment të caktuar “iu uli kokat”, ndërsa shtoi se pacientët janë të kënaqur me shërbimin që marrin.
“Ne, përpara se të vinim këtu, vizituam onkologjikun, që siç e dimë shumë mirë, u bë shkas në një moment të caktuar për të ulur kokën të gjithë së bashku përballë faktesh që nuk nderojnë askënd, takuam disa pacientë, të cilët ishin shumë të kënaqur me shërbimin dhe që dukej që ishin tërësisht të sinqertë në fjalët e tyre dhe unë po i thosha drejtores dhe ministrit, që opinioni ushqehet me negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata dhe prej atyre, që fatmirësisht nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim në spital. Sepse po të pyesësh ata që kanë marrë shërbim në spital, pjesa dërrmuese, jo të gjithë patjetër, pjesa dërrmuese kanë marrë një shërbim që e kujtojnë për mirë, edhe i kujtojnë mjekët për mirë, nuk i kujtojnë për keq. Dhe ju këtë e dini shumë mirë, sepse keni pacientë që kanë kaluar në kujdesin tuaj dhe ju jam mirënjohës, edhe ju kujtoj për mire”, u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij Rama në takim, Rama foli për ndërtesën e re të parkimit të QSUT-së, për të cilën tha se do të zgjidhë përfundimisht problematikën e lëvizjes së makinave dhe parkimit të tyre. Ai u shpreh se gjithë territori i QSUNT-së do të bëhet parku më i madh urban i Tiranës.
“Gjithsesi, puna jonë, e juaja këtu në front edhe e jona në mbështetjen tuaj, është që të vazhdojmë të adresojmë problemet edhe të ngremë nivelin, sepse e mira s'ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt. Duke ardhur për këtu po flisnim me ministren që ka qenë në këto territore shumë vite përpara, si një mjeke e re edhe po thoshte që “e kam hera-herës vështirë të orientohem se ku jam për shkak të transformimit që ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare”, por kjo është një gjë që harrohet.
Pamë edhe ndërtesën e re të parkimit, që do të zgjidhë përfundimisht gjithë problematikën e lëvizjes së makinave dhe parkimit të makinave mbi lulishte, sepse do të akomodojë të gjitha makinat që hyjnë në territorin e QSUNT-së. Janë rreth 700 e ca makina që parkojnë gjatë ditës nëpër territor, ndërkohë që parkingu ka 1400 vende, kështu që do të akomodojë të gjitha makinat që ju drejtojnë. Plus do të shërbejë edhe për komunitetin rreth e rrotull, duke krijuar të ardhura që do të ndahen midis QSUNT-së dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Dhe kjo do të bëjë që ndërkohë gjithë territori i QSUNT-së sot, që është faktikisht rreth 80 mijë metra katrorë territor i lirë, të bëhet parku më i madh urban i Tiranës, duke krijuar një atmosferë tërësisht tjetër, ku rrugët e makinave të ndahen midis rrugë këmbësorësh edhe rrugë për makinat e shërbimit", tha Rama.
Më tej kreu i qeverisë theksoi se buxheti i vitit 2026 për shëndetësinë do të sigurojë mbulimin me barna në të gjithë sistemin onkologjik.
“Tani, përsa i përket vitit që vjen, ne kemi disa gjëra pozitive për shëndetësinë, e cila faktikisht ka marrë 50 milionë euro më shumë sesa këtë vit. Nuk janë pak për buxhetin tonë dhe ka marrë 15 milionë euro ekstra vetëm për barnat onkologjike, shumë së cilës do t’i shtohet edhe një 15 milionësh tjetër në mesin e vitit të ardhshëm për të pasur një rimbursim domethënës të barnave onkologjike, në shërbimin parësor dhe për ta siguruar mbulimin me barna në të gjithë sistemin onkologjik, të cilin do ta transformojmë faktikisht në mënyrë që gjithë presioni i madh që vjen mbi onkologjikun në Tiranë, të shpërndahet me rijetëzimin e sistemit në spitalet rajonale, duke garantuar që protokollet dhe i gjithë mbulimi me barna, të jenë garanci për pacientët në të gjithë territorin.
Faktikisht, kemi vendosur në buxhet kapacitet domethënës për të rimbursuar 400 mijë pacientë, se flasin shumë njerëzit, “jo po kur është shëndetësia falas”, “jo ku është shëndetësia falas”, po faktikisht gjithë këto gjëra që ndodhin këtu janë pjesë e këtij vizioni edhe faktikisht janë krejt ndryshe nga si ndodh në vende të tjera.
Më tutje, patjetër që do të vazhdojmë me transformimin e QSUNT-së për të mbyllur edhe çfarë ka mbetur pa u mbyllur, ndërkohë që ambicia është për të për të ngritur Institutin Kombëtar të Tumoreve dhe për të pasur një rrjet kombëtar për të adresuar këtë problem që bëhet gjithmonë e më i madh, jo në Shqipëri, por kudo ku kanceri po prek gjithmonë e më shumë njerëz”, tha kryeministri.
Ai foli edhe për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët ku shtoi se do të bëhet indeksimi vjetor i pagës mbi bazën e vjetërsisë në punë.
“Ndërkohë që, ju e dini tani, por do vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët, edhe patjetër do vazhdojmë të rrisim pagat edhe për infermierët. Faktikisht do të rritet 135 euro në muaj dhe në ndërkohë është vendosur edhe diçka tjetër për herë të parë, që nuk e kemi patur mundësinë ta vendosim përpara që do të bëjmë dhe një vlerësim në punë.
Do të bëhet faktikisht indeksimi vjetor i pagës mbi bazën e vjetërsisë në punë dhe kjo do të jetë një shtesë tjetër që do të vlejë, qoftë për mjekët, qoftë për infermierët apo për teknikët e shkencave mjekësore, gjë që shkon plus asaj rritjes për të cilën unë fola.
Në ndërkohë, do vazhdojmë sigurisht edhe me gjithë atë pjesën tjetër të planit për të rritur digjitalizimin cilësisht, edhe për të futur sa më shumë dhe sa më shpejt edhe inteligjencën artificiale në proceset e trajtimit të pacientëve nga ana e shërbimit shëndetësor”, tha Rama. /CNA
Ditën e sotme Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë ka...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim këtë të më...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot lidh...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kr...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ësht...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau sot një mesazh në vigjilje...
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në Petrelë, në...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ndau sot një qëndrim li...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kun...
Ervin Salianji ose siç njihet ndryshe “Babalja”, i dënuar ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga k...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka koment...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka deklar...
Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një dalje...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...