“Shpëtim i madh për QSUT-në”/ Rama inspekton punimet për Pediatrinë Infektive
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim këtë të më...

Ditën e sotme Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë ka bërë një reagim në lidhje me lajmin për përjashtimin e qeverisë shqiptare nga Ministerali i Energjisë.
Në reagimin e bërë ministria e përgënjeshtron lajmin dhe thotë se nuk ka asnjë vendim nga BE për Shqipërinë.
Më tej, në reagimin e bërë ministria thotë se këto lajme janë shpifje tq qëllimshme me synim baltosjen e këtij sektori.
Ministria thekson dhe njëherë se nuk ka asnjë raport zyrtar të Komunitetit të Energjisë për Shqipërinë.
Reagimi
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për dezinformimin keqdashës dhe lajmet tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjitik.
Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë.
Çdo pretendim në këtë drejtim është një sajim i pastër mediatik. Diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar posaçërisht për të asistuar vendet jo-anëtare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik në linjë me standardet e vendeve te BE.
Shqipëria, është një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, vlerësim i reflektuar qartë në raportet ndërkombëtare përkatëse. Përpjekjet për ta paraqitur vendin si problematik janë të rreme dhe dashakeqe.
Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Energjisë të mbajtur javën e kaluar, janë identifikuar masa të përgjithshme që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet anëtare (të këtij Traktati) deri në korrik 2026. Në rastin e Shqipërisë, kërkesa konsiston në përafrimin e ligjit për sektorin e energjisë me Rregulloret e BE-se, një proces normal dhe i planifikuar, për të cilin projektligji dhe aktet e tjera janë përfunduar, publikuar për konsultim publik dhe disa të miratuara. Paraqitja e kësaj procedure si “ndëshkim” apo “përjashtim” është manipulim i hapur i fakteve dhe sulm i pastër, i qëllimshëm, dhe i koordinuar ndaj sektorit energjitik shqiptar.
Deklaratat dhe shkrimet e publikuara në orët e fundit përbëjnë shpifje të qëllimshme, me synim baltosjen e një prej sektorëve më të suksesshëm të Shqipërisë. Ky sukses është i dokumentuar qartë edhe nën Kapitullin 15 të negociatave me Bashkimin Europian, ku sektori i energjisë konsiderohet ndër fushat me progres real dhe të matshëm.
Theksojmë me forcë se në asnjë raport zyrtar të Komunitetit të Energjisë nuk përmenden ndëshkime apo shkaqe për mospërmbushje detyrimesh për TEC-in e Roskovecit, termocentralet lundruese, rrjetin e interkonjeksioni apo të tjera. Përfshirja e tyre në këto lajme përbën një manipulim të qëllimshëm, i cili nuk ka asnjë bazë faktike dhe synon vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në fushën energjetike dhe në procesin e integrimit europian, duke realizuar qartazi planin dashakeqës të faktorëve të ndryshëm që janë aktive në këto momente.
Institucionet përgjegjëse nuk do të tolerojnë keqinformimin dhe do të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për dezinformim publik dhe baltosje, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe vijimësi të reformave në sektorin energjetik./CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim këtë të më...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot lidh...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kr...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ësht...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau sot një mesazh në vigjilje...
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në Petrelë, në...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ndau sot një qëndrim li...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kun...
Ervin Salianji ose siç njihet ndryshe “Babalja”, i dënuar ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga k...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka koment...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka deklar...
Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një dalje...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...